Senati miraton marrëveshjen për ekstradim mes Kosovës dhe SHBA-së

Hënë, 30 July 2018 12:06

Më 26 korrik, Senati Amerikan ka miratuar marrëveshjen për ekstradim me Republikën e Kosovës, e cila ishte nënshkruar nga presidentja Atifete Jahjaga, më 29 mars të vitit 2016, dhe nga ambasadori Greg Delawie.

Kjo marrëveshje shfuqizon marrëveshjen e mëhershme të nënshkruar nga SHBA-ja dhe qeveria e Mbretërisë së Serbisë, në vitin 1901. Deri sot, janë së paku tre persona të cilët janë kërkuar nga autoritetet amerikane për ekstradim. Njëri prej tyre është edhe Bajram Asllani, i kërkuar nga FBI-ja, për veprën penale “ofrim të përkrahjes materiale për terroristët”.

Presidentja Atifete Jahjaga, pas nënshkrimit me ambasadorin Greg Delawie, kishte thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje thellon marrëdhëniet me SHBA-në por edhe “nënvizon përcaktimin e Kosovës për sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe për bashkëpunim të parezervë me partnerët”.

“Deri më tani, përkundër bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet amerikane në fushën e sigurisë, mungesa e kësaj marrëveshjeje të ekstradimit ka qenë pengesë ligjore për përmbyllje të suksesshme të rasteve”, thuhej në njoftimin e Presidencës në mars të vitit 2016.

“Me këtë marrëveshje të nënshkruar sot, Kosova dhe SHBA-ja, dy shtetet garantojnë që kriminelët që paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve të vendeve tona do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë”, kishte thënë Jahjaga në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...