Prizreni sot shtron sofrën për gurbetqarët

Tuesday, 31 July 2018 08:30

Ftohen të gjithë gurbetqarët që të jenë pjesë e mbrëmjes së sotme në të cilën nën përkujdesjen e Ministrit të Kulturës Kujtim Gashi në Kejin e Lumbardhit, në sheshin Shatërvan nga ora 19:00 do të shtrohet “Sofra e gurbetqarëve”, transmeton Koha.net.

Koncerti i madh për gurbetqarët organizohet nga AKV “Emin Dyraku”, ndërsa për përgatitjen teknike përkujdeset Studio “Helix”.

Istref Krasniqi drejtor i Studio “Helix”-it thotë se çdo gjë është e gatshme për shfaqjen në skenë të katër SHKA-ve nga Prizreni, Grupit artistik nga Kukësi dhe shumë këngëtarëve të këngës popullore.

“Jemi gati për një mbrëmje të mrekullueshme me gurbetqarët, prandaj përveç ftesave në adresë të tyre përmes rrugëve të tjera i ftojmë gurbetqarët që të jenë pjesë e sofrës, e cila do të shtrohet në orën 19:00 në Kejin e Prizrenit në sheshin Shatërvan e cila do të jetë e begatë me ushqime tradicionale dhe me këngë e valle”, thotë Krasniqi.

Ministri i Kulturës Kujtim Gashi, përveç që do të ju drejtohet mërgimtarëve me një fjalë rasti, do të ndajë mirënjohje për mërgimtarët që nëpër vite kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin.

Në mbrëmjen “Sofra e gurbetqarëve” me programet e tyre do të paraqiten: AKV “Emin Duraku” si organizatore e koncertit, AKV “Lidhja e Prizrenit”, Grupi Folklorik nga Kukësi, SHKA “Dogri Yol”, SHKA “Sharski Behar” dhe shumë këngëtarë.

Koncerti do të mbahet në qiellin e hapur në qendër të qytetit të Prizrenit, duke filluar nga ora 19:00.

“Sofra e mikpritjes për gurbetqarët” organizohet me ndihmën e Ministrisë së Kulturës.

Modifikuar më Tuesday, 31 July 2018 08:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...