Ali Ahmeti kundër projektit të Thaçit për ndarje të Kosovës me Serbinë

Tuesday, 07 August 2018 09:20

Partitë politike në Maqedoni kundërshtojnë mundësinë e ndarjes së Kosovës, respektivisht të ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Partia më e madhe në pushtet, LSDM-ja mbron parimin e mos-ndarjes së kufijve dhe atë të përmirësimit të raporteve ndër-fqinjësore.

“LSDM-ja përfaqëson parimin e mos-ndryshimit të kufijve në Ballkan. Politikat e LSDM-së janë të orientuara drejt integrimit të mbarë rajonit, ndërtimit të miqësisë, zhvillimit dhe përparimit të raporteve me fqinjët. Vetëm në këtë mënyrë rajoni mund të shkojë përpara drejt zhvillimit, përparimit dhe prosperitetit, që është në interes të gjithë qytetarëve.”, thuhet në komentin e LDM-së.

Nga BDI-ja thonë se tema të këtilla as që duhen diskutuar, pasi rajoni është në rrugë të mbarë për integrim në strukturat euro-atlantike.

“Kryetari Ahmeti është prononcuar disa herë në lidhje me temën e imponuar të ndryshimit të kufijve duke thënë se rajoni është në rrugë të duhur të paqes, sigurisë, stabilitetit, integrimit euro-atlantik dhe zhvillimit ekonomik. Prandaj skenarët e tillë që mund të nxisin domino efekt në gjithë rajonin, nuk duhet të zënë vend në diskursin publik”, thuhet në deklaratën e BDi-së.

 Zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare, VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovski për Alsat M konfirmoi se partia e tij është kundër ndryshimit të linjave kufitare.

“Ne jemi kundër çfarëdolloj korrigjimi të kufijve”, tha Dimçe Arsovski, VMRO DPMNE.

Derisa nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se shqiptarët nuk kanë më territore për të humbur.

“Nuk ka asnjë kuptim të bëhet tregti me tokën tonë. Shqiptarët nuk kanë më territore për të humbur, përkundrazi”.

Mundësinë e korrigjimit të vijës kufitare Kosovë-Serbi e paralajmëroi presidenti kosovar, Hashim Thaçi, tani që janë intensifikuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e çështjeve të hapura. /Alsat M

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...