×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kërcënohet me jetë familja e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi

Diel, 12 August 2018 16:43

Një person nga fshati Jabllanicë e Klinës është arrestuar para dy ditësh me dyshimin se ka kërcënuar familjen e presidentit në fshatin Burojë të Skenderajt.

Sipas burimeve të kallxo.com, ai ka shkuar në shtëpinë e familjes ku ka kërcënuar familjarët. Arsyeja e kërcënimit sipas këtyre burime është pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurorja Fikrie Sylejmani, e cila është duke e hetuar rastin.

“Vëllai i presidentit është ankuar për kërcënim”, ka thënë prokurorja.

Ajo ka shtuar se motivi i kërcënimit është pakënaqësia që personi i dyshuar e kishte rreth një granti.

“Personi është arrestuar dhe unë kam kërkuar paraburgim për të”, ka thënë prokurorja Sylejmani.

Ajo ka thënë se për momentin nuk mund të japë më shumë detaje. Avni Zaiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, ka thënë  se një person është ankuar në stacionin policor të Skenderajt për kërcënim.

Sipas Zaitit, Policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe është duke i zhvilluar hetimet. Presidenti i vendit nuk ka në kompentencën e tij ndarjen e subvencioneve në bujqësi.

Modifikuar më Diel, 12 August 2018 17:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...