Shqiptarët e Mitrovicës kundër propozimit për shkëmbim territoresh me Serbinë

Hënë, 13 August 2018 13:20

Shqiptarët e veriut të Kosovës janë kundër propozimit për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, specifikisht kalimin e Mitrovicës së Veriut Serbisë dhe të Luginës së Preshevës Kosovës, ide që së fundmi janë përfolur nga dy liderët Thaçi e Vuçiç. Radio Kosova ka intervistuar disa prej banorëve në komunat e veriut, të cilët shprehen se në Mitrovicë ndodhen resurset më të mëdha të Kosovës, ndaj dhënia e asaj pjesë Serbisë nuk është zgjidhje.

“Lufta është bërë për Mitrovicën. Se, sikur t`ia kishim dhanë në fillim Mitrovicën nuk do të kishte luftë në vitet 1998/1999,” deklaroi një prej banorëve të veriut. “Ajo që flitet se gjoja mund të ndodhë shkëmbim i territoreve nuk është aspak e favorshme për Kosovën. Të gjitha pasuritë më të mëdha natyrore janë në këtë pjesë. Si t`i humbim Trepçën, Zveçanin e Ujëmanin, e humbin krejt Kosovën, sepse këndej janë pasuritë kryesore”, tregon një tjetër banor i komunisë së Zveçanit.

Prej disa ditësh tashmë,  shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është propozuar nga Presidenti serb Vuçiç si kusht për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe dhënien fund të konfliktit mes dy vendeve.

Lideri i Kosovës Hashim Thaçi në vend të termit “shkëmbim territoresh” përdor gjatë deklaratave publike termin “korrigjim territoresh” duke propozuar bashkimin e Kosovës dhe Luginën e Preshevës, por pa shpjeguar se çfarë do të përfitojë Serbia në këmbim të Luginës. Në muajin shtator pritet të fillojë zyrtarisht “mësymja diplomatike”, veçanërisht ajo e kryeministrit serb për të siguruar mbështetje ndërkombëtare për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Exit.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...