×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kadri Veseli kujton Kofi Annan: Bota ka humbur një diplomat…

Saturday, 18 August 2018 18:30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, njofton Klan Kosova.

 

Veseli nëpërmjet rrjetit social facebook, ka përkujtuar Annan, duke shkruar: “Institucionet dhe qytetarët e Kosovës do ta mbajnë mend gjithmonë emrin e ish-sekretarit të OKB-së, Kofi Annan, i cili gjatë luftës në Kosovë dha kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës. Me vdekjen e Kofi Annan, bota ka humbur një diplomat dhe një paqedashës humanitar”, ka shkruar Veseli.

Kofi Annan, ishte Ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, i cili është ndarë nga jeta sot në moshën 80 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Migracionit e Kombeve të Bashkuara përmes llogarisë së tyre zyrtare në Twitter.

“Sot mbajmë zi për humbjen e një njeriu të madh, një lideri dhe një vizionari: ish-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan”, thuhet në postimin e tyre.

“Një jetë e jetuar mirë. Një jetë që ia vlen të lartësohet”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...