VIDEO/ Kosova i çon dhurata Bill Clintonit për ditëlindje

Diel, 19 August 2018 21:00

Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot po feston ditëlindjen e 72-të. “Miqtë e Amerikës”, shoqatë kjo në Kosovë, ka organizuar një ceremoni festimi. I pranishëm ishte edhe ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili ceku që kontributi i Amerikës për shtetndërtimin e Kosovës ishte i madh. Nga Kosova, Clinton do të merr edhe dhurata.

Shqiptarët i janë fal gjithmonë shtetit Amerikanë, madje këtë e kanë dëshmuar në shumë situata.  E një e tillë është edhe sot në 72 vjetorin e lindjes së ish presidentit amerikan, Bill Clinton.

Madje Clinton do të marrë edhe dhurata nga Kosova.

 “Porosia e aktivitetit nuk është thjeshtë kulturore, porosia ka kuptim dhe dërgon e gërthen shumë mesazhe. Ka efekte direkte dhe indirekte politiko-diplomatike, ka mesazhe për individë, për institucione, por edhe nacionale e shtetërore. Këtu gërshetohen sepse po presidenti është individë, atij ia bëjmë një respekt për ditëlindjen e tij, mirëpo efekti tjetër është se ai ka qenë president i Amerikës. Është elementi tjetër që ne po e respektojmë individin, mirëpo njëkohësisht po e nderojmë institucionin më të lartë të SHBA-ve", ka thënë kreu i shoqatës, Agim Rexhepi.

E një ish homolog i Clintonit, ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu kujtoi se Amerika është një shtet që iu gjet Kosovës në kohët më të vështira.

“Një shtet, një vend, një popull i cili është gjet në kohët më të liga për vendin tonë, e ka shpëtuar, natyrisht falë edhe luftës së brendshme, por e ka shpëtuar Kosovën nga çbërja. Një diçka që mbetet unë do ta quaja engjëll mbrojtës për vendin, për zhvillimet tona, për persporitetin e përgjithshëm edhe kur kemi telashe, një vend që nuk të zëvendësohet me asnjë hapësirë tjetër miqve, secili do ta ketë vendin e vet por vendi i veçantë dhe që nuk hidhërohen as miqtë tjerë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

Sejdiu gjithashtu tha se presidenti Bill Clinton gjithmonë është interesuar për fatin e Kosovës dhe se politika e ShBA-së ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë".

"Në kohën kur kam qenë president dhe në vitet e mëvonshme, kam pasur rastin ta takojë shumë herë, edhe pse jashtë detyrës aktive por është njeri që mbetet edhe shembull i veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për kthesat e mëdha që i ka bërë për zhvillimin ekonomik dhe politikën botërore".

”Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka organizuar ceremoninë e festimit për nder të ish presidentit amerikan. Të pranishëm ishin edhe shoqata të ndryshme dhe familjarë nga mërgata.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...