Qytetarët me peticion për BE kundër ndarjes së Kosovës

Diel, 26 August 2018 19:18

Getoar Mjeku, jurist nga Prishtina, ka nisur një peticion drejtuar udhëheqësve të lartë të Bashkimit Evropian ku shprehet kundërshtimi i copëtimit, këmbimit të territoreve dhe ndarjes në vija etnike.

Në këtë peticion në shqip dhe anglisht  kërkohet që Serbia ta njohë Kosovën dhe paralajmëron se presidenti Hashim Thaçi nuk ka autoritet ligjor për të negociuar me Serbinë.

Peticioni mund të nënshkruhet nga qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e vendeve evropiane/

Letra thotë se vetë pavarësia e Kosovës është kompromisi mes shqiptarëve dhe serbëve. Tutje rikujton se Serbia e ka pushtuar Kosovën pesë herë gjatë 150 vjetësh, dhe kërkon që Beogradi ta njohë shtetin kosovar për të parandaluar konflikte në të ardhmen.

Në fund, peticioni do t’u dërgohet zyrtarëve të lartë të BE-së, përfshi përfaqësuesen e lartë Federica Mogherini dhe komisionarin për Zgjerim Johannes Hahn.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...