Shqiptarja konfirmohet Deputete e Republikes se Gjeneves

E mërkurë, 05 September 2018 13:13

Zonja Osmani ishte çertitifikur si Deputete supleante qysh në prill, por që njëkohësishtë ishte edhe në pritje të vendimit të Kongresit të partis së saj, të definonte një paqartësi në statusin e saj, pasi që dy kolegët e saja kishin kërkuar që baza e partis, ta thotë fjalën e fundit, gjë të cilën e beri, por duke i refuzuar ktyre të fundit kërkesat e tyre.

Ky vendim i Kuvendit partiak njëkosishtë konfirmonte mandatin e Deputetës së rregulltë të Zonjës Osmani, por ne për shkak të ndjeshmërisë që kishte vendimi, në redaksionin tonë kishim pa të arsyeshme që të presim aktin në realitet, kjo zaten edhe ishte arsyeja për të cilën nuk kemi publikuar një informacion të një rëndësie të tillë.

Por nga sot, mund të shfrytzojmë rastin, e të përserisim proverbrin tashmë të njohur këtu në Gjenevë kur thuhet: “se gjithëqka është mirë kur përfundon mirë”.

Një gjë e tillë ndodhi sot kur Zonja Xhevrie Osmani bëri betimin solemnë, në sallën e përkohëshme që Unioni Ndërkombtarë i Telekomunikacionit i ka huazu Kuvendit Republikan, deri në rinovimin e sallës permanente të saj.

Andaj ne si medium shfrytëzojmë rastin që të përgëzojmë Zonjën Osmani për performancën dhe suksesin e saj dhe tonin njëkohesishtë për ta përgëzuar dhe uruar ksaj të fundit edhe suksese tjera në karrierën e saj te ndritëshme.

Përkujtojmë edhe kete, se Xhevria është Deputetja e parë Shqiptare e zgjedhur në ketë nivel legjislativ, ndërsa që me prejardhje është nga Anamorava e Republikës së Kosovës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

A jeni gati për “Euro 2024”? Udhëtoni më lirë dhe më të sigurtë drejt Gjermanisë  

Sociale

A jeni gati për “Euro 2024”? Udhëtoni më lirë dhe më të sigurtë drejt Gjermanisë  

‘SIGAL UNIQA Group Austria’, kompania lider e sigurimeve dhe sponsor prej shumë vitesh i Kombëtares Shqiptare, vjen pranë tifozëve kuqezinj që duan të ndjekin Europianin e futbollit live nga Gjermania.   Çdo...

Ç’ndodhi? Bebe Rexha detyrohet të ndërpresë koncertin

Show-biz

Ç’ndodhi? Bebe Rexha detyrohet të ndërpresë koncertin

Bebe Rexha është goditur me objekte të ndryshme gjatë performancës në koncertin “Summer Fun Days Showcase Titletown” në Wisconsin. Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregon momentin ku këngëtarja...

Adele reagon pas incidentit të Bebe Rexha-s në skenë

Show-biz

Adele reagon pas incidentit të Bebe Rexha-s në skenë

  Adele nuk ka frikë nga pjesëmarrësit agresivë të koncerteve. Artistja ka sfiduar së fundmi  fansat që mund të mendojnë t’i hedhin diçka teksa ajo është duke performuar në skenë, në...