Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se nuk ka kuorum për të votuar për ekipin negociator të propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.
“Për këtë arsye ne duhet të mendojmë që vazhdimi i seancës të bëhet kur të kemi kuorum”, tha Veseli.
Veseli po ashtu tha se seanca e thirrur nga opozita, do të mbahet në orën 19:30.