Cikloni godet Greqinë, po Shqipërinë a do ta prekë? Ja si përgjigjet meteorologia

Premte, 28 September 2018 16:51

Në një kohë kur furtuna “Ksenofon” ka goditur Greqinë, të gjithë mund të pyesin nëse është e rrezikuar edhe Shqipëria. Sipas “News24”, meteorologia Tanja Porja tha se vendi ynë nuk rrezikohet nga kjo stuhi e fuqishme.

Ajo theksoi se i vetmi ndikim që sjell furtuna në vendin tonë janë erërat e forta. Po ashtu, Porja tha se vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu ditën e martë, kryesisht zona jugore dhe ajo qendrore.

 “Në fakt, nëse flasim për situatën në fqinjin tonë jugor, Shqipëria mbetet në periferi të kësaj stuhie tropikale, që është krijuar prej 3-4 ditësh në kufijtë verilindor të Maltës. Ka pasur fuqizim të erërave, ndaj kjo ka qenë dhe arsyeja që kemi pasur një erë të fuqishme në verilindje. Ajo po zhvendoset drejt brigjeve greke. Brigjet greke kanë pasur zhvendosje të erërave. Maksimumi i kësaj stuhie do të jetë gjatë ditës së shtunë. Do të zhvendoset drejt Qipros dhe do të futet në territorin turk, ku do të ulë intensitetin. Përsa i përket territorit shqiptar, mbetemi në periferi. Vetëm në zonat jugore priten reshje të pakta shiu dhe pjesërisht në qendër. Veriu nuk do të ketë shira, vetëm pak gjatë natës. Mbetemi të paprekur nga kjo stuhi e Mesdheut lindor. Ndikimi janë vetëm erërat. Presim shira në territorin shqiptar gjatë ditës së martë. Këto janë pasojë të një cikloni që zhvillohet në gjirin e Genovas që pritet të zhvillohet ditën e hënë”, – u shpreh Porja.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...