Kosovë, Kuvendi caktoi seancë të jashtëzakonshme për dialogun

Hënë, 29 October 2018 12:08

Është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku është vendosur që më 31 tetor të mbahet seanca e jashtëzakonshme për çështjen e dialogut.

Kryesia ka vendosur që kjo seancë të mbahet me fillim prej orës 10:00, ku do të vendoset për rrjedhën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ishte kërkesë e 42 deputetëve që të mbahej seancë e jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ka ftuar të gjitha grupet parlamentare që më 31 tetor të jenë pjesë e këtij debati, transmeton Gazeta Express.

“Ftojmë te gjitha grupet politike te bëhen pjese e debatit për rezoluta. Mbrojtja e integritetit territoriale është obligim i të githë neve. U vendos që me datë 31 të mbahet seanca dhe shpresojmë që të ketë kuorum ”, ka thënë Zemaj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...