Mediat greke zbulojnë prapaskenat: Athina pazare në dëm të një shteti fqinj në Ballkan

Diel, 15 Prill 2018 18:43

Ndërsa zgjidhja e çështjes së emrit ka hyrë në finale, mediat greke shkruajnë për pazarllëqe të Greqisë me Gjermaninë. Nëse arrihet marrëveshje për emrin, masa për shkurtimin e pensioneve do të anulohej për 6 muaj, si “dhuratë” gjermane për Greqinë. Për premtimin e këtillë të Berlinit për Athinën shkruan gazeta greke “Ta Nea”, duke analizuar se çfarë do të fitonte me këtë Greqia. Gazeta shkruan se kjo masë anti-krizë tashmë është votuar dhe se duhet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Anulimi 6 mujor do t’i përshtatej kryeministrit grek, Aleksis Cipras dhe planeve të tij zgjedhore.

“Burime të besueshme evropiane, thonë se gjermanët i kanë premtuar Aleksis Ciprasit këmbim me dobi të fuqishme politike për të dhe për partinë Siriza, në rast se arrijnë marrëveshje për emrin me homologun Zoran Zaev. Bëhet fjalë për anulim 6 mujor të masës për shkurtimin e pensioneve. Me këtë, Qeveria do të ketë hapësirë të mjaftueshme dhe do t’i hapej rruga Ciprasit që të shpallë zgjedhje në maj të vitit 2019 – thotë e përditshmja “Ta Nea”, njofton Alsat M.

Teksti i këtillë ka shkaktuar reagime të shumta. Opozita ka akuzuar qeverinë greke se është duke zhvilluar bisedime të fshehta. Ndërsa nga kabineti i Ciprasit thonë se “Shkrimet mizore të përditshme nëpër media” janë të panevojshme për komentim. Nga ana tjetër në Maqedoni koordinatori nacional për në NATO, Stevo Pendarovski deklaroi se disa nga propozimet e deritanishme të palës greke për zgjidhjen e kontestit nuk kanë qenë aspak reale. Duke aluduar në identitetin, Pendarovski në intervistën për Radion Evropa e Lirë shtoi se në shekullin 21 është ofenduese të flitet për disa tema.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...