Burgjet e Anglisë mbushen me shqiptarë, shumica të dënuar për kokainë

Diel, 10 Mars 2019 14:28

Numri i shqiptarëve në burgjet e Britanisë së Madhe pothuajse është katërfishuar në pesë vitet e fundit pasi bandat e pamëshirshme të tyre të drogës i përmbytën rrugët tona me kokainë të lirë, shkruan gazeta britanike Mirror.

Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se numri i të burgosurve ishte rritur nga 212 në vitin 2013 në 760 deri në fund të vitit të kaluar, dhe 433 prej tyre janë në burg për vepra penale të lidhura me drogën.

Mirror njoftoi muajin e kaluar se si tregu britanik prej 5 miliardë paundësh kokainë tani kontrollohet gjerësisht nga mafia e pamëshirshme shqiptare.

Ajo ka krijuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me kartelet kolumbiane të drogës, duke anashkaluar palët e treta dhe duke shitur më lirë klasin A. Kokaina është tani më e lirë që nga viti 1990.

Mohammed Qasim, një studiues në Universitetin Leeds Beckett dhe një ekspert për bandat, tha: “Shqiptarët kanë marrë këtë reputacion serioz, kështu që askush nuk përpiqet t’i sfidojë ata. Kemi shqiptarë të rinj që vijnë vetëm për të fituar para nga tregu i drogës.

“Disa prej tyre kanë vila të mëdha në Shqipëri.”

Modifikuar më Diel, 10 Mars 2019 14:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...