S’ka dialog, vetëm monolog

Tuesday, 12 Mars 2019 09:31

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tashmë nuk e ka kusht vetëm heqjen e taksës 100 për qind për ta vazhduar dialogun në Bruksel, ndonëse me homologët kosovarë për këtë shkak nuk janë takuar për më shumë se katër muaj. Atij tashmë i ka dalë pengesë platforma e Kosovës për bisedime.

Në anën tjetër, negociatorët në Prishtinë thonë se me deklaratat e fundit Vuçiqi po dëshmon se nuk e mbështet dialogun dhe atë po e përdor për qëllimet e tij politike.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka kusht për vazhdimin e dialogut vetëm heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe e boshnjake, por tashmë atij nuk po i pëlqen as platforma e ekipit negociator, e miratuar javë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Vuçiç ditë më parë ka hedhur akuza të rënda ndaj palës kosovare, duke thënë se kushtet të cilat parashihen në platformë janë të paarsyeshme, prandaj Serbia është mirë të mos harxhojë kohë dhe para në këtë proces.

Për shkak të taksës ndaj mallrave serbe delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë nuk janë takuar në Bruksel për më shumë se katër muaj. Megjithatë, edhe nëse hiqet taksa nuk ka garanci se dialogu do të vazhdojë, pasi zyrtarët e lartë serbë kanë një kusht të ri - platformën kosovare për bisedime.

Në anën tjetër anëtari i delegacionit shtetëror të Kosovës për dialogun me Serbinë, Enver Hoxhaj, ka deklaruar për "Zërin" se presidenti Aleksandar Vuçiç nuk e mbështet dialogun dhe atë po e përdor për qëllime të tij. "Mënyra se si Vuçiç po sillet në raport me dialogun dhe me platformën tregon se ai në fakt nuk është në mbështetje të dialogut, nuk është person që dëshiron të ecë ky proces, por synon ta përdorë dialogun për qëllime të tij", ka thënë Hoxhaj për “Zërin”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...