Të armatosur deri në “dhëmbë” grabisnin pikat e karburanteve, arrestohen 6 shqiptarë. Si i organizonin vjedhjet? (Detaje)

E mërkurë, 15 May 2019 21:01

Një bandë shqiptarësh, e cila ka kryer sistematikisht plaçkitje të armatosura në pikat e karburanteve, në parkingje dhe shtëpi private, është goditur nga policia greke.

 

Gjashtë shqiptarë kanë përfunduar në pranga pas një operacioni policor të zhvilluar në Athinë, Kesariani, Nea Ionia, Acharnes dhe Artemisa. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës midis 22 dhe 41 vjeç dhe sipas policisë greke, ata kanë kryer më shumë se 9 grabitje.

Hetimi i policisë zbuloi se të pandehurit, për gjashtë muaj, kishin formuar një organizatë kriminale që kryente grabitje të armatosura.

Si u godit banda?

Të arrestuarit vepronin në grupe prej dy deri në pesë persona, me një përbërje të ndryshme në secilin rast.

Ata i afroheshin në këmbë objektit që kishin piketuar për të grabitur, zakonisht në orët e hershme të mëngjesit.

Nëpërmjet kërcënimit të armëve të zjarrit por edhe të pajisjeve të tjera si thika apo tasera, ata kërcënonin viktimat e tyre. Në pikat e karburantit vidhnin paratë, ndërsa tek qytetarët merrnin sendet personale, telefonat celularë, etj.

Ata arrinin të merrnin edhe makina duke përdorur çelësat që ua kishin marrë viktimave të tyre nëpërmjet kërcënimit, duke i përdorur si mjet udhëtimi për të vazhduar aktivitetin e tyre kriminal.

Hetimet kanë zbuluar se autorët kishin marrë masa të veçanta parandaluese, duke mbuluar fytyrat e tyre me maska apo kapuç, ndërsa kartat e telefonave i kishin të regjistruara tek persona inekzistentë.

Gjatë kontrolleve në banesat ku jetonin shqiptarët janë gjetur disa armës si dhe mbi një kg drogë e llojit kanabis.

Përveç kësaj, një 31 vjeçar shqiptar i arrestuar, rezulton të ketë 5 dënime ku është dënuar me dhjetëra vjet burgim për vrasje të qëllimshme, grabitje, vjedhje me armë, për drogë, etj. Gjithashtu, edhe një 30 vjeçar rezultonte në kërkim për një sërë veprash.

 

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe katër makina.Deri më tani, hetuesit kanë zbuluar se shqiptarët kanë plaçkitur 6 stacione benzine, dy automjete private në vendet e parkuara si dhe kanë grabitur një shtëpi dhe një motor.

Përveç kësaj, një 31 vjeçar shqiptar i arrestuar, rezulton të ketë 5 dënime ku është dënuar me dhjetëra vjet burgim për vrasje të qëllimshme, grabitje, vjedhje me armë, për drogë, etj. Gjithashtu, edhe një 30 vjeçar rezultonte në kërkim për një sërë veprash.

Të arrestuarit janë dërguar pranë Prokurorisë së Athinës, ndërsa po vazhdojnë hetimet për përfshirje në krime të tjera./panorama

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Meta i jep titullin 'Mjeshtër i Madh', Ferid Rragamit dhe Vildan Tufit

Politikë

Meta i jep titullin 'Mjeshtër i Madh', Ferid Rragamit dhe Vildan Tufit

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Mjeshtër i Madh” dy figura të spikatura të sportit shkodran dhe atij kombëtar, futbollistin e shquar z.Ferid Rragami, si dhe atletin...

Reforma zgjedhore,Varhelyi:Duhet marrëveshje, kjo është thelbësore

Politikë

Reforma zgjedhore,Varhelyi:Duhet marrëveshje, kjo është thelbësore

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi ka reaguar në lidhje me reformën zgjedhore në Shqipëri. Me një mesazh në Twitter, ai shkruan se kjo është një reformë e rëndësishme.Sipas tij...

Tritan Shehu:Rama sot si “kofini mbas te vjelave” paraqet nje “fantazem spital” dhe keq perdor miliona!

Politikë

Tritan Shehu:Rama sot si “kofini mbas te vjelave” paraqet nje “fantazem spital” dhe keq perdor miliona!

  Kryeministri prezantoi sot nje “spital Covid 19”, ne nje strukture private ne Tirane, per te fshehur deshtimin e plote e shume dimensional te tij perpara epidemise.Se pari ai vecse paraqiti...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!