Lë në mes dasmën e tij për t’i shpëtuar jetën të moshuarës, heroi shqiptar ‘pushton’ mediat italiane

Hënë, 20 May 2019 17:39

Në ditën më të bukur të jetës së tij, ai i shpëtoi jetën dikujt tjetër. Është kjo historia e mjekut shqiptar në Itali, Sokol Berisha, i cili sapo i tha “PO” dashurisë së jetës së tij dhe po përgatiteshin për një ditë feste.

Pikërisht, kur sapo dolën nga kisha e Shën Françesko d’Assisi në Matera, mjeku pa një zonjë që ishte rrëzuar në tokë. Menjëherë nuk hezitoi t’i shkonte në ndihmë dhe kështu i shpëtoi jetën 60-vjeçares, duke përdorur defibrilatorin të vendosur në Kishë për ndihmën e shpejtë. Pasi mjeku i dha ndihmën e parë, 60-vjeçarja, e cila ishte turiste, u dërgua në spitalin e Materas.

Berisha, i cili u quajt “dhëndri hero”, njihet në botën e rrjeteve sociale si administrator dhe bashkë-themelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...