"Serbia të mos minojë përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar”

Tuesday, 28 May 2019 10:51

Kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, reagoi sërish ndaj operacionit policor në veri.

Haradinaj shkroi se krimi i organizuar dhe kontrabanda janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për progresin tone të përbashkët, dhe nuk duhet të mbështetet mbi bazën e përkatësisë etnike dhe të çfarëdo baze tjetër.

Ai ka ftuar Qeverinë e Serbisë që të mos minojë përpjekjet e Kosovës për luftimin e krimit të organizuar. Postimi i kryeministrit Haradinajt: Forcimi i sundimit të ligjit është interes thelbësor i vendit dhe rajonit tonë. Krimi i organizuar dhe kontrabanda janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për progresin tone të përbashkët, dhe NUK duhet të mbështetet mbi bazën e përkatësisë etnike dhe të çfarëdo baze tjetër. Qeveria e Serbisë nuk duhet të synojë minimin e përpjekjeve tona për luftimin e krimit të organizuar.