Bill Clinton dhe Madeleine Albright vizitojnë Kosovë në ditën e çlirimit

Tuesday, 11 June 2019 08:33

Bill Clinton dhe Madeleine Albright vizitojnë Kosovën në 20 vjetorin e çlirimit të saj. Këshilli Organizativ për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë ka njoftuar se ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, do ta vizitojnë Kosovën më 12 qershor, kur shënohet 20 vjetori i  hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, e kishte shpallur 12 qershori Ditë të Lirisë së Kosovës.

Këshilli, përmes një postimi në Facebok, ka bërë të ditur se Clinton do të mbajë një fjalim në ceremoninë qendrore të shënimit të përvjetorit jubilar, i cili do të mbahet më 12 qershor në Prishtinë, njofton Gazeta Illyria.

Bill Clinton, atëherë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe Madeleine Albright, atëherë sekretare e shtetit, e kishin mbështetur fuqishëm ndërhyrjen e NATO-s për mbrojtjen e popullsisë civile dhe për shmangien e katastrofës humnitare në Kosovë.

Clinton e Albright janë ndër personalitetet më të respektuara në Kosovë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJMI I FUNDIT/ Ndahet nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla

Kronikë

LAJMI I FUNDIT/ Ndahet nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla

Është ndarë nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.  Infarkti i ka marrë jetën kryebashkiakut.

Përplasen dy makina në autostradë, një vajzë e plagosur

Kronikë

Përplasen dy makina në autostradë, një vajzë e plagosur

Një 23-vjeçare është plagosur këtë të shtunë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në autostradën Laç-Fushë Krujë. Sipas informacioneve një mjet tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. L., ka...

Shkon në 51 numri i të infektuarve nga koronavisuri në Itali

Globi

Shkon në 51 numri i të infektuarve nga koronavisuri në Itali

Përkeqësohet bilanci i të prekurve nga koronavirusi në Itali. Deri më tani sipas mediave vendase janë konfirmuar të prekur me virusin vdekjeprurës 51 persona. Nga kontrollet e vazhdueshme të bëra këtë të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!