Haradinaj: Nuk i di arsyet se përse u shty Samiti i Parisit

Premte, 21 June 2019 18:34

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ka informata “joformale” se samiti i Parisit, i paraparë të mbahej më 1 korrik, është shtyrë për një datë tjetër. I pyetur për arsyet e shtyrjes së kësaj ngjarjeje, kryeministri Haradinaj tha se nuk i di ato. “Arsyet pse është shtyrë samiti i Parisit nuk i di, mund t’i japin të gjithë të tjerët. Mund t’ju siguroj një gjë: Kosova është palë serioze, Kosova e di çfarë do dhe vazhdon në rrugën e vet”, tha Hardinaj në një konferencë për media.

Megjithatë, kur u pyet nëse është informuar zyrtarisht për shtyrjen e samitit, Haradinaj tha se nuk ka marrë ndonjë shkresë formale, por se ka informata që ngjarja e paralajmëruar nuk do të mbahet më 1 korrik. “Kemi informata, por jo formale me shkresa që do të shtyhet. Më 2 korrik, Bashkimi Evropian zgjedh presidentin, andaj e kanë të vështirë të jenë në Paris dhe në përgatitjet e kësaj ngjarjeje. Menjëherë më 5 korrik është samiti i Poznanit në Poloni, ku do të jemi. Pra, është shumë vështirë të mbahen tri ngjarje në këtë dinamikë, (por) ka edhe arsye tjera”, tha Haradinaj.

Lidhur me mundësinë e “thellimit të hendekut” në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pas Samitit të Berlinit dhe shtyrjes së atij të Parisit, Haradinaj tha se “është mirë që tashmë të dihet se cila është çështja që duhet zgjidhur dhe opsioni i vetëm për të”.

“Ndonjëherë ne themi ‘në sherr del hajri dhe hajr del sherri’. Mendoj se është mirë që po qartësohet çfarë ka mbetur pa u zgjidhur. Pra, edhe takimi i Berlinit, ballafaqimi i delegacioneve të dialogut teknik e ka konfirmuar që e vetmja gjë që ka mbetur pa u zgjidhur është njohja në kufijtë ekzistues, Kosovë-Serbi. Kur palët të jenë gati të bisedojnë për njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues, atëherë edhe ulemi për dialog. Deri atëherë mund të ketë pritje”.

“Hajr është se është sqaruar shumë mirë se çfarë mund të jetë një zgjidhje, çfarë ka mbetur si opsion i vetëm, për një marrëveshje Kosovë-Serbi, pra opsioni i vetëm në tavolinë: njohja reciproke në kufijtë ekzistues. Sherr është se ende s’jemi të gatshëm, po duket, në këtë rast Serbia nuk është e gatshme të ulet për këtë temë”, deklaroi Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit tha se takimi në Berlin, këtë javë, i ish-shefit të dialogut teknik, Avni Arifi, me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka qenë “takim formal dhe i rregullt mes ekipeve të dialogut teknik”. Ai shtoi se në këtë takim është biseduar për shkallën e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik nga viti 2013.

Të premten, kabineti i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, konfirmoi për Rel se takimi midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet në Paris më 1 korrik, nuk do të mbahet.

Takimi, nën organizimin e Macronit dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, është paralajmëruar gjatë një takimi të formatit të ngjashëm në Berlin, në fund të prillit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...