Në Kosovë seancë e jashtëzakonshme në parlament për dëbimin e 6 shtetasve turq

Hënë, 24 June 2019 09:39

Çështja e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në marsin e vitit të kaluar, do të jetë tema e diskutimit në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Gjashtë shtetas turq të arrestuar në Kosovë lidhur me lidhjet me shkollat e financuara nga lëvizja Fethullah Gulen që Ankaraja e fajëson për një tentim grusht-shteti të dështuar 2016 janë ekstraduar në Turqi në fundin e marsit 2018.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pati deklaruar se nuk ishte i informuar për operacionin për të deportuar gjashtë gylenistët, për të cilin u tha se ishte kryer nga shërbimi sekret dhe policia.

Ministria e Brendshme e Kosovës pati deklaruar se lejet e qëndrimit të gjashtë gylenistëve ishin revokuar pas arrestimit të tyre për “arsye sigurie”.

Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Husein Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Jusuf Karabina, sipas Ankarasë zyrtare janë “anëtarë të lartë” të rrjetit të Gylenit.

Ankaraja zyrtare akuzon Gylen, një klerik mysliman që ndodhet në SHBA, për orkestrimin e përpjekjes së grusht-shtetit të 15 korrikut 2016 dhe e ka shpallur lëvizjen e tij një organizatë terroriste. Ai mohon çdo lidhje me akuzat ndaj tij.

Në kulmin e saj, lëvizja Gulen udhëhoqi shkollat në 160 vende, nga Afganistani në Shtetet e Bashkuara. Që nga përpjekja e grusht-shtetit, Turqia ka ushtruar presion ndaj aleatëve për të mbyllur ndërtesat e drejtuara nga Gyleni.

Komisioni hetimor parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq ka intervistuar më shumë se 23 persona. Ditën e fundit të raportimeve, u thirr për të tretën herë edhe presidenti Hashim Thaçi që refuzoi të përgjigjet, ndërkaq folën edhe familjarët e të deportuarëve.

Komisioni i krijuar në Kuvend po heton rrethanat për ndriçimin e procedurave që çuan deri te deportimi i këtyre shtetasve turq nga Kosova, ndërkaq, disa herë nga ky komision janë deklaruar se kanë hasur në një numër të madh të parregullsive.

Dëbimi i gjashtë gylenistëve kishte nxitur reagime të ndryshme të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, posaçërisht nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e kanë dënuar veprimin e institucioneve të Kosovës. /Telegraf/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...