Eliot Engel kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan: Nuk mendoj se është drejtimi i duhur, nëse filloni të…

E Enjte, 04 July 2019 17:05

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, tha të enjten në Preshevë, se nuk mbështet idetë për shkëmbim territoresh dhe përpjekjet duhet të përqendrohen në arritjen e një paqeje afatgjate ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ligjvënësi Engel po qëndron në Luginën e Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë në një mision faktmbledhës.

Pas takimit me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ai foli për përfshirjen e gjatë në Ballkan dhe posaçërisht për pavarësinë e Kosovës, ndërsa vuri theksin tek nevoja për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mendoj fare që është drejtim i duhur shkëmbimi i territoreve. Jam i shqetësuar për këtë sepse, nëse filloni të ndryshoni kufijtë në Ballkan, ku përfundon kjo? Ka shumë vende tjera që duan të ndryshojnë kufijtë dhe për këtë arsye Ballkani u fut në telashe në radhë të parë”, tha ai.

Zoti Engel tha se përpjekjet duhet të përqendrohen në arritjen e një paqeje afatgjate dhe marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për të arritur këtë, palët duhet të bisedojnë më njëri tjetrin.

“Shpresoj që kjo do të ndodhë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara mund të luajnë po ashtu një rol pozitiv në këtë drejtim”, tha zoti Engel.

Ai shkoi në Luginën e Preshevës pas vizitës në Beograd, ku ai bisedoi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, lidhur me bisedimet me Kosovën, arritjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjate në Ballkan dhe vënien e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.

Zoti Engel, i cili njihet si një nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes së çështjes së Kosovës, do të qëndrojë më vonë gjatë ditës në Prishtinë ku do të marrë pjesë në manifestimet me rastin e ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe përurimin e ndërtesës së ambasadës amerikane./VOA

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

FOTO/ Do transportonte të sëmurin në spital në Tiranë, ambulanca del nga rruga në Lushnjë, vdes pacienti, plagoset shoferi

Aktualitet

FOTO/ Do transportonte të sëmurin në spital në Tiranë, ambulanca del nga rruga në Lushnjë, vdes pacienti, plagoset shoferi

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Fier- Lushnje teksa një ambulancë ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë pikërisht pacienti që ndodhej brenda. Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin...

Koronavirusi/ 5 mënyra se si shtetet europiane po lehtësojnë kufizimet

Aktualitet

Koronavirusi/ 5 mënyra se si shtetet europiane po lehtësojnë kufizimet

Evropa po hapet gjithnjë e më shumë, me qytetarët e saj duke shijuar liritë që humbën gjatë pandemisë koronavirus. Shtrirja e masave lehtësuese ndryshon në çdo shtet, por këtu janë disa...

1 në 5 të dioplomuar, mbetet pa punë – Arsimi profesional/ Raporti: Tregu i punës, i dobët

Aktualitet

1 në 5 të dioplomuar, mbetet pa punë – Arsimi profesional/ Raporti: Tregu i punës, i dobët

1 në 5 të diplomuar në shkollat profesionale në vend, apo 20 për qind, mbeten të papunë. Çka do të thotë se tregu i punës në Shqipëri është relativisht i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!