Dorëheqja e Haradinaj, Vuçiç njësoj si Rama: E bëri për marketing politik!

Saturday, 20 July 2019 11:50

Menjëherë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ajo që ra në sy në ambientin politik shqiptarë ishte ‘heshtja’ që fliste shumë e Edi Ramës.

Por në fakt ai nuk heshti vërtet.

Menjëherë pas këtij akti prej burrështetasi, të cilin Rama as që e ka në karakter dhe as që e mendon, edhe pse skandalet i janë bërë kapicë mbi kokë, mediat kryesore në shërbim të tij nëpërmjet shkrimeve e quajtën dorëheqjen e Haradinajt marketing e një manovër politike, për të rifituar edhe më shumë popullaritet.

Deri këtu nuk është se ka ndonjë surprizë, pasi tashmë dihet që për Ramën, Haradinaj- kryemistër, ishte një pengesë e madhe për planin ku është përzier keq së bashku me Vuçiç-Thaçi-Soros, sipas të cilit synohet ndarja e Veriut të vendit, në favor të Serbisë.

Por surpriza është se pikërisht njësoj (sikur të jenë instruktuar nga e njëjta regji qendrore) mendon edhe presidenti i Serbisë për dorëheqjen e Hardinajt, duke e  devijuar aktin e tij, thjesht si një manovër për përfitime politike.

‘Dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik për të fituar më shumë popullaritet, por, Serbia duhet të tregojë maturi, qetësi e s’duhet të reagojë me eufori’, deklaroi Vuçiç në një konferencë për mediat me këtë rast.

Kurse mbrëmë një nga analistët pranë tij shkruante:

‘Askush nuk mund të paragjykojë fletëthirrjen e Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte, ashtu si askush nuk mund ta konsideroj fajtor Ramush Hardinajn pa u gjykuar.

Dhe kjo është shumë e qartë. Gjithë të tjerat janë marketing politik, një përpjekje për viktimizim politik’.

Njësoj si gjatë gjithë periudhës kur plani për ndarjen e Kosovës ishte në veprim të fortë, edhe pas këtij zhvillimi, Rama me Vuçic dhe gjithë lobingjet e makineritë e tyre propagandistike na shfaqen, në një koordinim të plotë.

© SYRI.net

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ukraina dhe Rusia do të vazhdojnë bisedimet për gazsjellësin

Globi

Ukraina dhe Rusia do të vazhdojnë bisedimet për gazsjellësin

Kompanitë e gazit, respektivisht Gazprom e Rusisë, dhe ajo e Ukrainës, Naftogaz, kanë thënë se do të vazhdojnë bisedimet për të arritur një marrëveshje rreth transportit të gazit nga Rusia...

Detaje të rënda/ Mjekët ligjor hedhin dyshimet për çiftin nga Librazhdi, cili është shkaku i vdekjes

Aktualitet

Detaje të rënda/ Mjekët ligjor hedhin dyshimet për çiftin nga Librazhdi, cili është shkaku i vdekjes

Misteri i vetëhelmimit të çiftit nga Librazhdi nuk ka marrë ende një zgjidhje përfundimtare. Nuk dihet nëse Rezarta dhe Olsian Hajdari janë vetëhelmuar apo u helmuan nga dikush tjetër. Por burime...

Shevchenko tregon se cili lojtar është simboli i Milanit

Sport

Shevchenko tregon se cili lojtar është simboli i Milanit

Andriy Shevchenko ka përmendur Paulo Maldinin si simbolin e Milanit. Ish-sulmuesi Ukrainas dha një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” dhe me rastin e 120 vjetorit të klubit të Milanit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!