Zjarr në ishullin grek të Evias, evakuohet manastiri

Tuesday, 13 August 2019 21:41

Një vatër e re zjarri u regjistrua mëngjesin e së martës në ishullin Evia duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë për të evakuuar një manastir që rrezikohej nga flakët.

Reja e tymit ishte aq e madhe sa që mbërriti deri në kryeqytetin helen. Banorët e qyteteve kryesore të ishullit kanë marrë urdhër të qëndrojnë në gatishmëri në rast të përshkallëzimit të mundshëm të situatës nga zjarret.

Zjarri nisi në orët e para të mëngjesit dhe u përhap me një shpejtësi të madhe i ndihmuar nga era dhe nga bimësia e tharë në qendër të ishullit. Mbi 80 zjarrfikës, 40 mjete e madje dhe helikopterë dhe avionë janë angazhuar për vënien në kontroll të flakëve.

Greqia gjatë kësaj jave është goditur nga disa raste zjarresh për shkak të temperaturave të larta deri në 40 gradë Celsius.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...