Ekzekutohet me armë zjarri i riu shqiptar, plagoset tjetri

E mërkurë, 14 August 2019 18:37

Dy shqiptarë, 30 dhe 31 vjeçë, janë qëlluar më armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Gjermani dhe një prej tyre humbi jetën. Lajmin e bëjnë me dije mediat lokale, që raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Vorsfelde në Wolfsburg.

Duke iu referuar një deklarate të përbashkët për mediat të policisë lokale dhe prokurorisë, mediat gjermane raportojnë se autoritetet u lajmëruan rreth orës 22. Pasi shkuan në vendngjarje, gjetën dy persona të shtrirë në rrugë, në gjendje të rëndë. Ata u transportuan në spital dhe njëri ndërroi jetë, ndërsa tjetri po merr mjekim në spitalin publik në Wolfsburg. Të dy kanë plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

“BILD”, duke cituar dëshmitarë, raporton se ndaj shqiptarëve është qëlluar nga një makinë në lëvizje. “Dëgjova 6 të shtëna”, shprehet.

Identitetet e viktimës dhe të plagosurit nuk bëhen me dije.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

I njohur për policinë, kush është 26 vjeçari i vrarë në Kavajë

Aktualitet

I njohur për policinë, kush është 26 vjeçari i vrarë në Kavajë

Marjus Ismaili është 26-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Kavajë, pasi një konflikti banal, nën efektet e alkoolit. I riu rezulton emër i njohur për policinë, pasi...

Interi mbetet "thatë", mesfushori i Barçës bind trajnerin

Sport

Interi mbetet "thatë", mesfushori i Barçës bind trajnerin

U mendua se do të largohej në merkaton e janarit për shkak se nuk po luante me Bracelonën por duket se situata e Ivan Rakitiç ka marrë një kthesë pozitive. Futbollisti...

Përdhunuesi serial dënohet me 33 burgime të përjetshme

Globi

Përdhunuesi serial dënohet me 33 burgime të përjetshme

Një përdhunues serial është dënuar me 33 burgime të përjetshme. Joseph McCann përdhunoi mbi 11 gra dhe fëmijë në të gjithë Anglinë. Viktimat e përdhunimit të Joseph McCann ishin të moshës 11...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!