Operacion policor në Tetovë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë

E Enjte, 22 August 2019 21:39

Policia sot rreth orës 17:00 ka filluar një operacion anti-drogë në Tetovë. Sipas informacioneve të para janë sekuestruar rreth 22 kg drogë. Operacioni është zhvilluar në bulevardin kryesor të qytetit të Tetovës.

Droga është gjetur në një makinë të tipit Mercedes me targa të qytetit të Shkupit në të cilën ishin prezent disa persona nga Dibra. Për momentin janë arrestuar dy persona nga Dibra, njëri prej tyre shofer i makinës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të ketë më shumë persona të përfshirë. Mësohet se droga është e tipit marihuanë, ndërsa ende nuk dihet se prej nga ka ardhur dhe me çfarë qëllimi është futur në makinë. I gjithë departamenti i policisë është përfshirë në aksion, ndërsa policia për disa minuta arritur të përfundoj në mënyrë efikase aksionin.

“Sot rreth orës 17:15 në rrugën “Ilindensa” përballë restorantit “Bos” në Tetovë, gjatë kontrollit të makinës Mercedes me targa të Shkupit, e cila po drejtohej nga A.D. (21) nga Shkupi është gjetur një qese e bardhë me rreth 20 kg marihuanë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB. /Alsat M/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...