Zv/presidenti i Parlamentit Evropian e quan vendim historik nominimin e Vjosa Osmanit për kryeministre

Tuesday, 03 September 2019 12:50

Nominimin e Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka uruar edhe zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, shkruan Gazeta Express.

Wieland ka thënë se fakti që LDK-ja e ka nominuar Osmanin tregon që partia e Isa Mustafës ka besim në të.

Njoftimi për letrën është lëshuar nga zyra për media e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Wieland madje ka paralajmëruar edhe një vizitë në fillim të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Sipas tij, një vendim për nominimin e një gruaje për kandidate për kryeministre është një ngjarje historike për Kosovën.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Zëvendës Presidenti i Parlamentit Evropian Rainer Wieland, uron Vjosa Osmanin për nominimin madhështor që do ta bëj Vjosën Kryeministren e parë grua në Kosovë.

 

Më poshtë gjeni letrën e z. Wieland, të përkthyer, ndërsa foto origjinalin.

“E nderuara znj. Osmani, e nderuara kolege,

Dua të shfrytëzoj këtë mundësi të ju uroj sinqerisht për nominim tuaj nga LDK-ja për postin e Kryeministres! Rezultati madhështor i zgjedhjes brenda LDK-së për nominimin tuaj ka treguar mbështetjen dhe besimin e partisë suaj.

Me përvojën tuaj dhe angazhimin e vazhdueshëm kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit – dhe me LDK-në si një nga partitë politike më të vjetra dhe më të mëdha në Kosovë – jam i sigurt që rruga për sukses është shtruar.

Jam i kënaqur që kam pasur rastin të takohem me ju disa herë dhe herën e fundit gjatë qëndrimit tim të fundit në Kosovë në qershor 2019.

Unë do të udhëtoj për në Kosovë në fillim të zgjedhjeve dhe shpresoj që do të kemi rastin të takohemi dhe të diskutojmë projektet e ardhshme.

Ju dëshiroj gjithë të mirat, shumë sukses, dhe ky nominim historik do të ju bëjë Kryeministren e parë grua në Kosovë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...