Kurti për gazetën sllovene: Kufiri i Kosovës me Shqipërinë është kufiri i Jugosllavisë, jo shqiptar

Premte, 20 September 2019 22:30

Javës tjetër një fushatë parazgjedhore fillon para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë që mbahen më 6 tetor. Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shpjegoi shkurtimisht se si e imagjinon të ardhmen e Kosovës si kryeministër në një intervistë për gazetën sllovene Delo.

Ai tha se Kosova duhet të krijojë marrëdhënie edhe më të afërta me Shqipërinë. “Ne duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Ne kemi dy shtete, por jemi një komb. Ne nuk mund të harrojmë se kufiri i Kosovës me Shqipërinë është kufiri i Jugosllavisë dhe Serbisë, ai nuk është kufiri shqiptar”, tha Kurti për gazetën Delo.

Kurti, po ashtu u shpreh se Republika e Kosovës është një histori suksesi por shprehu urgjencën për të ndërruar pushtetin.
“Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk duhet të bëhet duke hequr qafe një pjesë të territorit tonë. Unë besoj se Republika e Kosovës është një histori suksesi dhe duhet të mbetet e tillë. Ne duhet të shpëtojmë nga elita jonë politike”, deklaroi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...