Çekia nuk ndryshon qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës

Premte, 11 October 2019 18:33

Zyrtarët më të lartë kushtetues të Çekisë, refuzua të enjten mbrëma propozimin e presidentit Millosh Zeman për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Presidenti çek tha më 11 shtator në Beograd se do të diskutojë me ekspertët kushtetues të vendit të tij, mundësinë e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, një veprim që nuk përkon me postin kryesisht ceremonial të tij.

Ai e shtroi këtë çështje në një takim të zyrtarëve më të lartë kushtetues në mesin e të cilëve janë presidenti, kryeministri, kryetare dhomave të parlamentit, ministri i jashtëm, ai i brendshëm dhe i mbrojtjes.

Ministri i Jashtëm çek, Tomáš Petříček, tha se ishte përfundim i takimit që qëndrimi i Republikës Çeke kundrejt Kosovës, nuk ka ndryshuar.

Deklaratat e bëra në Beograd nga presidenti 74 vjeçar, që është i njohur për qëndrime kundërthënëse, kishin nxitur reagime në Çeki, ku idetë e tilla ishin cilësuar joreale.

Çekia e ka njohur Kosovën në maj të vitit 2008.

Pavarësia e Kosovës e shpallur në shkurt të atij viti, vazhdon të kundërshtohet nga Serbia e cila është përfshirë në përpjekje për të nxitur tërheqjen e njohjeve për Kosovën.

Aspiratat e të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë të kushtëzuara me një marrëveshje normalizimi marrëdhëniesh ndërmjet tyre dhe së fundmi administrata amerikane është angazhuar për ripërtëritjen e procesit te bisedimeve ndërmjet të dyja vendeve.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ndarja nga jeta e këngëtarit popullor, mesazhi i ish deputetes: Të qoftë i lehtë dheu artist i madh...

Aktualitet

Ndarja nga jeta e këngëtarit popullor, mesazhi i ish deputetes: Të qoftë i lehtë dheu artist i madh...

Pas lajmit pëer ndarjen nga jeta të kengëtarit të muzikës popullore dibrane Qerim Sula, ish deputetja demokrate e këtij qarku Dhurata Çupi, ka hedhur një shenim në faqen e saj...

Tërmet me madhësi 4.2 Righter në Kassos të Greqisë

Globi

Tërmet me madhësi 4.2 Righter në Kassos të Greqisë

GREQI Një tërmet me madhësi 4.2 i shkallës Righter ka tronditur lokalitetin e Kassos në Greqi. Instituti Gjeodinamik i Athinës ka lajmëruar se tërmeti tronditi Kassos këtë të shtunë në orën 17:58...

Zenelaj i shkruan Veliut: S'je në 1945, se mamaja e djalit 'na paska' një dajo me Ballin

Politikë

Zenelaj i shkruan Veliut: S'je në 1945, se mamaja e djalit 'na paska' një dajo me Ballin

Gentian Zenelaj, aktori i mirënjohur humorit, i ka dërguar një mesazh kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.Zenelaj, si prind kësaj radhe më shumë se sa figurë publike, i ka...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!