Kosovë: Autoritetet po hetojnë shkaqet e ndërprerjes së verifikimit të votave nga Serbia

Hënë, 14 October 2019 18:46

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bëri thirrje të hënën institucioneve të sigurisë që të hetojnë dhe të zbardhin dyshimet për, siç thuhet, helmimin e personelit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një ditë më parë.

Autoritetet ndërprenë të dielën procesin e verifikimit të votave të dërguara me postë nga Serbia, pasi që një numër i zyrtarëve që ishin në kontakt me zarfet e hapura shfaqën shenja alergjie.

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thanë se “tek disa zyrtarë u shfaqën disa shenja alergjie në fytyrë/**/ /**/ /**/ 

Presidenti Thaçi, takoi të hënën kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Drejtorin e Agjencisë së Zbulimit, Shpend Maxhunin, për të diskutuar situatën e krijuar.

Në një komunikatë të zyrës së tij thuhet se presidenti Thaçi kërkoi nga institucionet që rasti të hetohet deri në fund, ndërsa bëri thirrje për “përmbajtje nga deklarimet politike dhe nga raportimet e pakonfirmuara deri në përfundimin e hetimeve”.

Prokuroria e Shtetit i tha Zërit të Amerikës se janë duke u kryer hetimet e nevojshme për rastin mirëpo pa dhënë hollësi.

Mjekët në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, thanë se aktualisht në trajtim janë 11 persona dhe se gjendja e tyre është e qëndrueshme.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, Linda Ajazaj-Berisha, u tha gazetarëve se gjendja e pacientëve është e mirë dhe janë duke u bërë analizat e nevojshme, për të gjetur shkakun e reaksionit alergjik.

“Gjendja është stabile. Të gjithë pacientët kanë kujdesin e klinikës Infektive dhe për momentin jemi duke i pritur rezultatet e mostrave të cilat janë marrë. Pas marrjes së mostrave nga këta pacientë disa prej tyre kanë dhënë të dhëna se kanë pasur mundime, dy prej tyre kanë pasur edhe vjellje, disa ndryshime në lëkurë në formë të skuqjes dhe kruarjes, disa prej tyre në formë të një dermatiti, e disa probleme me frymëmarrje”,tha zonja Ajazaj-Berisha.

Ajo tha se pacientët do të qëndrojnë të shtrirë në klinikë deri te sa përfundojnë rezultatet laboratorike.

Në kohën e hapjes së zarfeve në mjediset ku po kryhet verifikimi ndodheshin 26 zyrtarë.

Votat nga Serbia janë pjesë e votimeve me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.

Zhvillimet në Prishtinë ngjallën reagime të Listës Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi, e cila tha se “është duke u përgatitur manipulim me votat e serbëve, me qëllim që me çdo kusht në parlamentin Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen ‘serbët e Kurtit’”, duke ju referuar përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës që morën pjesë në zgjedhje kundër dëshirës së Beogradit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të hënën se është “shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë”, dhe se çdo përpjekje për të "shfuqizuar" Listën Serbe mund të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve. Sipas tij, Lista Serbe. mori 96 për qind të votave të serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...