DIALOGU, Franca kërkon që qeveria e re ta heqë taksën: Duam një takim Kosovë-Serbi në Paris

E Enjte, 17 October 2019 15:11

Franca e sheh si të rrezikshme mbetjen në status-quo të situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka thënë sot ambasadori francez në Beograd, Federico Mandoloni, gjatë Forumit për Siguri, raporton Gazeta Express.

“Status-quo ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është e rrezikshme”, ka thënë Mandoloni.

Tutje ai ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme të Francës është e gatshme që së bashku me Gjermaninë e me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të përfshihet në çështjen e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Mandoloni tutje ka thënë se një gjë të tillë do ta bëjnë në konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ministria e Punëve të Jashtme së bashku me Gjermaninë është dhe ndërmjetësimin e BE-së të përfshihet në këtë çështje, në konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë tutje Mandoloni.

Tutje ai ka thënë se Franca dëshiron që të dy palët të eliminojnë kushtet për rikthim në dialog, pasi që Macron dëshiron një takim në Paris sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ne duam që të japim një impuls politik dhe të kemi një takim të ri në Paris. Është shumë e qartë për ne që tarifa duhet të hiqet, nëse qeveria e re në Prishtinë dëshiron të bisedojë me Beogradin, në mënyrë që të gjejnë një kompromis”, ka thënë Mandoloni.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...