Vuçiç “i trembur” para Albin Kurtit: Tri herë më i vështirë se... Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi

Tuesday, 22 October 2019 15:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për çështjet e tjera integruese të Ballkanit Perëndimor.

Vuçiç theksoi se ndihet i frikësuar me një zhvillim të tillë dhe ndikimin që mund të ketë në dialog, pasi deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV i cilësoi si të këqija.

“Janë tri herë më të këqija sesa të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit. Kam frikë për ndikimin që mund të ketë në dialog. Ditët e fundit, deklaratat e tyre publike kanë qenë tri herë më të këqija se deklaratat e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt”-tha ai në një intervistë për të përditshmen gjermane “Der Standard”.

Presidenti i Serbisë gjithashtu u pyet edhe për krijimin e zonës së minishengenit në Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se deri në fund të 2019, qytetarët e Serbisë do të kenë mundësi të udhëtojnë pa pasaporta drejt Shqipërisë.

“Ne tani duhet të kujdesemi për veten dhe të përqendrohemi në arritjen e katër lirive këtu (lëvizja e lirë e mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve). Aktualisht kemi nevojë për pasaportat tona kur udhëtojmë në Tiranë ose Shkodër. Deri në fund të vitit do të kemi arritur që mund të udhëtojmë vetëm me kartën e identitetit”, shtoi Vuçiç.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Situatë shqetësuese në Meksikë, parakalon Italinë për numrin e viktimave nga COVID-19, të infektuar rreth 300 mijë

Globi

Situatë shqetësuese në Meksikë, parakalon Italinë për numrin e viktimave nga COVID-19, të infektuar rreth 300 mijë

Meksika ka parakaluar Italinë sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19. Plot 35 mijë të vdekur numëron sot Meksika gjatë pandemisë teksa të infektuar gjithashtu ka më shumë se...

‘’Pa maskë dhe distancë’’, Vasili:Pse Manastirliu ka frikë të gjobisë Veliajn? Prandaj askush nuk i beson dhe dëgjon këta

Politikë

‘’Pa maskë dhe distancë’’, Vasili:Pse Manastirliu ka frikë të gjobisë Veliajn? Prandaj askush nuk i beson dhe dëgjon këta

  Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar disa foto ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në takimet më të fundit të tij shfaqet pa maskë dhe nuk mban distancim social. Vasili...

Denoncimi i PD: Skandal tek kopshti ‘4 Stinët’ në Tiranë, bashkia fshehu rastin me COVID-19, prokuroria të hetojë

Politikë

Denoncimi i PD: Skandal tek kopshti ‘4 Stinët’ në Tiranë, bashkia fshehu rastin me COVID-19, prokuroria të hetojë

  Partia Demokratike i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë në lidhje me rastin e mbylljes së kopshtit ‘4 Stinët’ në Tiranë, pas rasteve që u shfaqën me koronavirus. Në një dalje...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!