Emrat/ Shpërndanin kokainë me vlerë 100 mijë paund, arrestohen dy shqiptarë në Angli

E Enjte, 24 October 2019 20:55

Policia britanike ka arrestuar dy shqiptarë, pasi u kapën duke trafikuar 1 kilogramë kokainë nga Noruiçi drejt Londrës.

Adison Neziri dhe Abedin Jata u mbajtën të dy nga policia, pasi bënin vazhdimisht lëvizja të pakontrolluara. Prokurori Andreu Jackson deklaroi në gjykatën e Noruiçit se shqiptarët ishin në Angli dhe se nuk dihet se si kishin shkuar atje, shkruajnë mediat britanike.

Ata u pikasën nga policia, kur bënin lëvizje të çuditshme, teksa ecnin me një makinë. Një nga të dyshuarit mbante një çantë, ndërsa pasi ai u kthye, u prangos menjëherë nga policia. Në pranga kanë përfunduar gjithsej 3 vetë, mes tyre edhe një anglez, që ka pranuar se ishte korrier droge.

Adison Neziri kishte me vete një palë çelësa, të cilat u sekuestruan nga ana e policisë. Forcat policore britanike, pasi morën çelësat, kanë hapur apartamentin ku jetonte Neziri dhe gjetën atje drogë, thika, doreza e telefona celularë. Në total, droga, nëse shitej në treg, vlente 100 mijë paund. Jackson tha se të tilla raste nuk mund të tolerohen nga komuniteti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...