Kush janë katër shqiptarët që kandidojnë në këshillat bashkiakë në SHBA (FOTO)

Saturday, 02 November 2019 21:34

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë zgjedhjet lokale në datën 5 nëntor.

Mes kandidateve për këshillat bashkiakë ka edhe shqiptarë të cilët ose kanë lindur ose kanë një kohë të gjatë punojnë dhe kontribuojnë në Amerikë.

Jetlir Kulla, kandidon për mandatin e tretë në këshillin bashkiak në qytetin Waterbury, ndërsa Visar Tasimi, i lindur në SHBA kandidon për qytetin Naugatuck në shtetin e Connecticut, transmeton newsbomb.al.

Tasimi është gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Koordinues të  Diasporës pranë qeverisë së Tiranës.

Faqja zyrtare e Ministrisë së Shtetit për Diasporën, në një postim në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se edhe dy kandidatë të tjerë shqiptarë do të garojnë për poste në institucionet publike në SHBA.

Buta Biberaj do të kandidojë për postin e prokurorit në prefekturën Loudon në Virginia, si dhe Vedat Gashi që do të kandidojë në prefekturën e Yorktown në New York.

Postimi i plotë:

Një tjetër kandidat shqiptar në zgjedhjet në SHBA Vedat Gashi është avokati shqiptar i cili kandidon në qytetin e Westchesterit në New York. Deri tani janë katër shqiptarët të cilët kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA.

Dy kandidatë garojnë për këshilltarë bashkiakë në Connecticut dhe ata janë anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Visar Tasimi, si dhe Jetlir Kulla.

Ndërsa dy kandidaturat e tjera janë për postin e prokurorit, një në prefektuaren Loudon, Virginia, Buta Biberaj dhe në prefekturën Yorktown në New York, Vedat Gashi.

Kandidati shqiptar në zgjedhjet lokale në SHBA, Vedat Gashi me familjen e tij. Avokati shqiptar i cili kandidon në qytetin e Westchesterit në New York
 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Francë, konsensus i gjerë për një rindërtim identik të kurorës së Notre Dame

Kulturë

Francë, konsensus i gjerë për një rindërtim identik të kurorës së Notre Dame

  Ministrja e re franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot theksoi se një konsensus i gjerë ekzistonte për të rindërtuar në mënyrë identike kurorën e katedrales Notre-Dame de Paris, ndërkohë që një...

“Çdo manovër për sabotimin e marrëveshjes do jetë fatale”, Lefter Maliqi: Ramën e pret dështimi në zgjedhje

Politikë

“Çdo manovër për sabotimin e marrëveshjes do jetë fatale”, Lefter Maliqi: Ramën e pret dështimi në zgjedhje

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar sërish për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, e cila kundërshtohet të firmoset nga disa prej deputëtëve brenda Kuvendit Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se...

Konkursi poezisë/Dea Kodra:"Detaje në Natyrë"

Kulturë

Konkursi poezisë/Dea Kodra:"Detaje në Natyrë"

Pershendetje!Quhem Dea Kodra,nxenese ne gjimnazin "Petro Nini Luarasi".Mu duk interesante teza e konkursit tuaj dhe ajo merr nje peshe dhe permase tjeter ne keto kohe te veshtira qe po kalon...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!