O Zot sa pre.këse/ I vr.an.ë burrin dhe 4 fëmijët, nëna shqiptare shtron ende darkën për 6 persona

E mërkurë, 06 November 2019 16:54

O Zot sa pre.këse/ I vr.an.ë burrin dhe 4 fëmijët, nëna shqiptare shtron ende darkën për 6 persona

Një foto e jashtëzakonshme që tregon një nënë nga Kosova,e cila ende vuan pasojat e luftës është bërë virale në rrjet. Në foton e shpërndarë në “Historic Photographs” në Facebook, shihet një nënë nga Gjakova, e cila në vitin 1999 humbi gjatë luftës bashkëshortin e saj dhe katër fëmijët, por ende sot ajo shtron darkën për 6 persona. Fotoja është realizuar nga fotografi Artan Korenica.

Postimi i plotë në “Historic Photographs”:

Një zonjë e vjetër shtron ende darkën për 6 persona, për bashkëshortin dhe fëmijët e saj, të cilët janë vrarë në 1999 gjatë luftës në Kosovë. Kjo ka ndodhur në Gjakovë, i cili ka qenë qyteti më i prekur dhe më i shkatërruar gjatë luftës në Kosovë. Bashkëshorti dhe katër fëmijët e saj u rrëmbyen në 27 mars 1999 gjatë një sulmi ushtarak të zakonshëm për atë kohë, kur burrat ndaheshin nga gratë. Burrat më së shumti vriteshin dhe vendoseshin në varre masive, ku dy prej fëmijëve të saj janë gjetur, ndërsa bashkëshorti dhe dy fëmijët e tjerë ende nuk dihet se ku janë. Fëmija më i vogël ka qenë 14 vjeç. Ka pasur një proces në vazhdim për të zbuluar të gjitha varret masive në Serbi, por që ka ecur shumë ngadal. Kjo fotografi është realizuar nga fotografi Artan Korenica, pasi dëgjoi për historinë e kësaj gruaje. Ai dëgjoi se zonja ka ruajtur gjithçka në shtëpi dhe e la shtëpinë të paprekur që kur ishin rrëmbyer burri dhe fëmijët e saj. Që prej vitit 1999 ajo shërben darkë për të gjithë fëmijëte saj, për veten dhe bashkëshortin, ndonëse ata nuk janë gjallë dhe e di që nuk do të kthehen

Modifikuar më E mërkurë, 06 November 2019 17:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...