Kosovës i duhen institucione të shëndosha?!

Hënë, 11 November 2019 10:34

Nga Skënder MULLIQI

Frika , mos siguria , mos besimi ne institucione... ishin temat që më së shumti u lakaun në shkrime dhe debate të ndryshme. Qytetaret një kohë kishin frikë të deklaronin së po vjedhën, po kushtëzohen e shumë çka tjetër.Kjo nuk zgjati pak , por që shumë vjet njeriun tonë e përcolli fati i keq .Shumë zgjati që të shkëputemi nga heshtja e cila na kushtoi shumë. Qyetetarët nuk pat kush ti mbrojë , së ata që ishin të thirrur për këtë punë, krijuan rehati për vete,për familje dhe për militantë partiakë.Klasës politike i mungojë dija, përgjegjësia dhe morali politik. "Okupuan" çdo sistem të jetës dhe të punës. Edhe pas 20 vitësh të pluralizmit, nuk kemi shëndetësi si duhet,kemi arsim të nivelit katastrofalë...U bë tashmë e ditur së nuk kemi institucione të shëndosha, dhe së ishte momenti i fundit që të bëhën ndryshime pozitive .Kjo ndodhi më zgjedhjet e radhës të jashtëzakonshme të kushtueshme , e më të cilat tashmë jemi mësuar.Qeveria e re e ka rastin që këto lojëra politike dhe të keqijat e natyrave tjera,të stopohen njeherë e përgjithmonë. Na munguan rezultatet pozitive, na mungojë standardi i nivelit të Evropës, që ka mundur të bëhët. Qytetarët tanë më të drejtë presin politika të mira ekonomike,si dhe hapa konkret për të dalë nga kriza e përgjithshme. Ka ardhur koha që përditshëmria jonë në punë, dhe në jetë të bëhët shumë më e lumtur, të hapën përspektiva të reja, që të jetojmë këtu , e jo të largohemi nga Kosova.Të krijojmë shoqëri të shëndosh në pikëpamje morale e kombëtare.Të kthehet pasuria shoqërore nga ata që në menyrë të paligjshme e përvetësuan. Të krijojmë sisteme të cilat do të funkcionojnë në mënyre efikase .Të kthehet përgjegjësia për secilin pa marr parasysh pozitën që e ka në shoqëri.Mjaftë u përballëm më afera korruptive .Shumë gjatë kemi mbetur i vetmi shtet në Evropë pa liberalizim vizash...Frika për rë ardhmën, jeta e keqe për shumicën, nuk do të hiqen, nese nuk kthehet besimi i humbur në institucione të shtetit, dhe nese të gjithë keqëbëresit nuk largohen nga vendimarrja...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...