Vjosa Osmani tregon dy postet që mund të marrë në qeverinë e re

E mërkurë, 13 November 2019 22:52

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për postin e saj që do ta zgjedhë pas formimit të qeverisë mes LDK-së dhe VV-së. Ajo ka thënë se do të zgjedhë mes postit të kryeparlamentares dhe ministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Osmani ka thënë se do të jepte më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit ose si ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Do të jepja më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit ose në politikën e jashtme, megjithatë ende s’kemi diskutuar për këtë”, ka thënë Vjosa Osmani.

 

Kujtojmë se kandidati për kryeministër që edhe i fitoi zgjedhjet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i kishte propozuar Osmanit pikërisht postin e kryeparlamentares para zgjedhjeve. Por, LDK-ja vendosi të shkojë pa koalicion në zgjedhje.

Tutje, Osmani ka thënë se aktualisht primare është harmonizimi i programit dhe jo ndarja e posteve.

“Megjithatë, aktualisht primare është harmonizimi i programit mes partive dhe jo ndarja e posteve”, ka thënë Osmani në Opinion.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...