Zbulohet karteli i drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe dy shqiptarë

E Enjte, 14 November 2019 09:09

Një kartel i madh droge që funksiononte kryesisht në periferi të Athinës është zbuluar nga autoritetet e policisë së Atikës.

Policia tha që karteli përbëhej nga shtatë bandat që punonin nën drejtimin e dy organizatave kriminale.

Deri më tani, janë arrestuar 22 persona, 20 grekë dhe dy shtetas shqiptarë, ndërsa policia tha se më shumë se 50 njerëz ishin të përfshirë në kartel, raporton Ekathimerini.

Arrestimet u bënë gjatë bastisjeve në 20 shtëpi gjatë ditëve të fundit. Policia tha se sekuestroi sasi të kokainës, heroinës dhe kanabisit, 42 mijë euro para të gatshme, gjashtë vetura, pistoleta, fishekë si dhe makineri për të përpunuar kokainën.

Lënda narkotike shpërndahej kryesisht në Akarnes dhe Ano Liosia, por edhe në zona të tjera në të gjithë Attikën, si Nea Philadelphia, Maroussi, Psychiko, Filothei, Spata, Athina qendrore, Pireva, Glyfada, Vari dhe Spata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...