Mini shengeni/ Aktivisti i Vetëvendosjes: Rama do dështojë, si me territoret

Premte, 15 November 2019 14:32

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi e ka cilësuar një turp përfshirjen e qeverisë shqiptare në iniciativën për krijimin e Mini- Shengenit.

Zaimi shkruan se Rama ka hapur dyert drejt projektit të Putinit e Duginit, të Euroazisë, i cili nuk është për lëvizjen e lirë, as për Kosovën as për lëvizjen e lirë të njerëzve.

Zaimi e konsideron këtë lëvizje të Edi Ramës si të gabuar dhe shpreh bindjen se pas dështimit me këmbimin e territoreve, edhe kjo do të jetë dështimi i radhës.

Më poshtë komenti i plotë i Arbër Zaimit: Është turp çfarë po bën qeveria e Shqipërisë me mini- iniciativat rajonale. Po shpejton për të mbyllur një marrëveshje të keqe me Serbinë, në kohën kur Kosova nuk ka formuar ende institucionet e saj, në kohën kur klasa politike e Kosovës po e kundërshton këtë marrëveshje.

Kryeministri Rama, siç duket, me vendosmëri prej personi që është mësuar të mos ia vërë veshin kujt, po dëshiron me çdo kusht t’i krijojë akses Euroazisë në Adriatik, nëse jo përmes Kosovës, atëherë përmes Maqedonisë Veriore.

Ai nuk dëshiron të lexojë mesazhet e qarta që vijnë nga klasa politike e Malit të Zi dhe e Kosovës, sa i përket marrëdhënieve me Serbinë. Dikur ai shantazhonte BE-në se nëse nuk nis integrimi europian i Shqipërisë do t’i hapej dera “Shqipërisë së Madhe”, mirëpo tani, me papjekuri prej despoti, ai i përgjigjet ndaljes së integrimit europian duke hapur dyer e dritare projektit të Putinit e Duginit, të Euroazisë.

Nuk është për tregti të lirë, se për tregti të lirë është CEFTA. Nuk është për lëvizje të njerëzve, se tashmë Shqipëria ka lëvizje të liberalizuar me Evropën.

Nuk është për Kosovën, sepse në 5 mbledhje të përbashkëta qeveritare janë nënshkruar mbi 70 marrëveshje, dakordime e memorandume mes Shqipërisë e Kosovës, të cilat kanë mbetur vetëm në letër, dhe faj për këtë nuk mban vetëm pala kosovare, siç pretendon paturpësisht Rama tani që qeveritë e shkuara në Kosovë kanë rënë. Rama po përpiqet të stabilizojë konceptin se Kosova e Shqipëria as patate e rrush s’i shesin dot njëra tjetrës pa marrë leje në Beograd.

Rama e Vuçiçi, të dy ish- basketbollistë të pasuksesshëm, po gabojnë në hapa. Kur në basket gabon në hapa, merr faull. Pas dështimit me këmbimin e territoreve, do përjetojnë dështimin e radhës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...