Vuçiç për "Figaro": Shqiptarët duan të dominojnë Ballkanin

Saturday, 23 November 2019 21:27

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka deklaruar në një intervistë për gazetën franceze "Figaro" se shqiptarët duan të dominojnë Ballkanin!

Vuçiç tha se që nga lufta e vitit 1999 me Serbinë, shqiptarët kanë përdorur imazhin e tyre të mirë, të krijuar nga propaganda e NATO-s, për të arritur qëllimet e tyre.

“Ata kanë krijuar interesa të reja kombëtare që synojnë mbizotërimin në Ballkan. Kështu, 28 Nëntori është festa kombëtare e Shqipërisë, dhe Kurti ka paralajmëruar tashmë një marshim të madh drejt Tiranës duke sulmuar Edi Ramën pasi Kurti kundërshton politikën e bashkëpunimit në Ballkan, politikë e mbështetur nga Kryeministri shqiptar ” tha presidenti serb.

Për Shqipërinë e Madhe, Vuçiç tha:

“Ata thjesht e dëshirojnë. Ndonjëherë ata do të thoshin se do të bashkoheshin nën çatinë e BE-së, por kurrë nuk kanë hequr dorë nga ajo ide. Shikoni Albin Kurtin që fitoi zgjedhjet. Pas tij nuk ka asnjë flamur të Kosovës por vetëm të Shqipërisë. Të gjithë ambasadorët ulën në atë ambient me të dhe nuk shqetësohen aspak,” tha Vuçiç.

Duke folur për mini-shengenin ballkanik, Vuçiç shprehet shumë i lumtur që merr pjesë.

“Unë i jam mirënjohës kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev që iniciuan bashkë me mua projektin e Mini Schengen-it, i cili ka si synim lëvizjen e lirë mes vendeve të Ballkanit” tha Vuçiç.

I pyetur për takimin e fundit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, i organizuar nga kreu i shtetit të Francës Emanuel Macron, Vuçiç tha se nuk ishte person tejet optimist.

“Ne vazhdimisht po përpiqeshim të gjenim një zgjidhje kompromisi, por pala e Prishtinës nuk shqetësohej aspak, sepse vetëm dëshiron të apelojë opinionin e saj publik. Ata duan që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe si kthim Serbia nuk do merrte asgjë,” tha Vuçiç.

I pyetur se nëse i qëndron ende idesë së shkëmbimit të territoreve, Vuçiç u përgjigj "Jo". Ndërsa kur u pyet se çfarë do të dëshironte të fitonte për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ai tha se nuk është ngritur asnjë pyetje e tillë për momentin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...