Pisa dhe kompremetimi i shtetit të Kosovës!

Tuesday, 03 December 2019 14:52

Nga Skënder MULLIQI

Një fjalë e popullit thote:"Qysh është hoxha është edhe gjemati". Shumë i saktë më duket ky konstatim. Çfarë i patem ata që e drejtuan shtetin në përgjithesi dhe arsimin në veqanti, i kemi edhe punët llugë në të gjitha fushat e jetës. Nuk është pritur një vleresim ndryshe së më këto PISA dhe më keta njerez që e drejtuan arsimin për 20 vite dhe shtetin, do të kemi arsim të nivelit të mirë, te bëhëmi shtet ligjor,dhe as te kemi shtetndertim dhe mirëqenje të përgjithshme. Me këta të paditur qe u instaluan në pushtet edhe më bekimin tonë , nuk është pritur ti kemi punët më mirë. Na erdhën në krye të institucioneve të dijës gjithfarë bulmeti, me diploma falso, madje këta analfabet potencial arriten të marrin titujtë më të lartë.Arritën ta "okupojnë" univerzitetin si vatër të dijës . Asnjë qeveri nuk hartoje programe konkrete të shkollimit si në botën përendimore, ku kuadrot përcaktohen sipas nevojës të zhillimit ekonomik të vendit. Po, kush me i hartuar planet e tilla? jo vetëm në arsim. Askush! Së këto qeveri të deritashme u udhehoqën nga ata që më shumë punuan për realizimin e interesave përsonale .Kjo është e dhimbshme dhe e tmershme për një popull. Aty ku niveli i arsimit është kaq i dobët si në Kosovë, jo që vonohet përspektiva e një vendi , por ajo rrezikon të shuhet. Ambasadorët më të mirë të një kombi dhe shteti janë njerëzit e kulturës dhe të dijës. Ata që nuk kan qka më i dhënë arsimit, qysh kanë të japin dije neper shkollat tona! Më të dobët janë shumë arsimatarë së vet nxënësit?! Kryhet arsimi madje edhe i mësem dhe shumë nga ata qe i kryejnë këto shkollime superiore nuk e dinë as tabelën e shumzimit, nuk i dinë as gjerat elementare gjeografike , e lere më kur bëhët fjalë për shkencën...! Shumë është bërë me mediokriotete dhe gjysem analfabet. Kompremetimi i një shteti nuk ka brira, dhe më këto kondita as gjasat minimale nuk ekzistojnë që në të bëhëmi konkurrent më simotrat e vendeve të Evropës. Të shpresojmë së qeveria e re, do të bëjë reforma rrënjësore në arsim dhe në të gjitha sistemet, nese vërtetë dëshirojmë të ndërtojmë arsim dhe shtet si duhet...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...