Dy të tretat e qytetarëve pro hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO, shqiptarët thyejnë rekord

Hënë, 09 December 2019 21:57

Më shumë se dy e treta e qytetarëve do të votonte për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO nëse nesër do të mbahej një referendum për ketë çështje.

Ky është rezultati anketës që ‘Detektor’ e përpunoi me Institutin për Hulumtime Politike Shkup. Sipas këtij hulumtimi, 67.3% e të anketuarve do të japin përkrahje në anëtarësimin në NATO, 14.6% thonë se janë kundër dhe 18.1% nuk kanë përgjigje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Anëtarësimi në NATO sipas 47.5% të qytetarëve do të sjellë investime në ekonomi, kurse 30.8% e qytetarëve nuk presim përfitime nga anëtarësimi. Më shumë se gjysma e qytetarëve, apo 50.5% presin që me hyrjen në NATO do të rritet siguria në shtet ndërsa 28.8% nuk i kanë ato pritje.

Sipas përkatësisë etnike, shqiptarët janë ata që me shumicë presim siguri më të madhe me anëtarësimin në NATO, apo 66.1% e të anketuarve, ndërsa maqedonasit që presim siguri janë 45.8%. Shumica e qytetarëve janë të mendimit se Maqedonia s’ka buxhet dhe kapacitet ta përballojë anëtarësimin në NATO

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...