Tension në Malin e Zi, gjatë festimeve të Krishtlindjes ortodokse

Tuesday, 07 Janar 2020 08:39

Ortodoksët malazezë të dy kishave rivale festuan vigjiljen e Krishtlindjes dje, në një klimë tensionesh të përkeqësuara nga një ligj i diskutueshëm, që po prish marrëdhëniet me Serbinë fqinje.

Dy grupet e besimtarëve u mblodhën në Cetinje, ish-kryeqyteti mbretëror i vendit të vogël ballkanik, me rastin e ritit të “badnjak”-ut, gjatë të cilit digjen degë lisi.

Forca të shumta policore u vendosën midis dy grupeve disa qindra metra larg-njëri-tjetrit. Sipas policisë, rreth 800 besimtarë të Kishës Ortodokse serbe, institucioni fetar kryesor i këtij vendi prej 620 000 banorësh, u mblodhën para manastirit të Cetinje-s.

Gati 400 përkrahës të Kishës së vogël të Malit të Zi, e panjohur nga bota ortodokse, festuan para kështjellës së Nikolasit I, mbretit të fundit të Malit të Zi të pavarur.

Rivaliteti i tyre zgjat prej dekadash, por tensionet u përshkallëzuan më tej me miratimin në fund të dhjetorit të një ligji për lirinë e fesë.

Tema shtrihet përtej sferës fetare dhe prek çështjen e identitetit kombëtar të Malit të Zi dhe marrëdhëniet e tij të ndërlikuara me Serbinë, me të cilën ka qenë i bashkuar për gati 90 vjet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...