'Mini Schengeni'/ Gazetarja nga Kosova 'shuplakë' Ramës: U fute në lojën e Vuçiç

Tuesday, 07 Janar 2020 18:51

Gazetarja nga Prishtina Arbana Xharra shprehet me tone kritike ndaj të ashtuquajturit "Mini Schengeni Ballkanik".

Në një intervistë për Ora News, Xharra thotë se kryeministri Rama nuk duhet të binte në kurthin e Serbisë për t'i mbajtur lojën e Aleksander Vuçiç për të dëmtuar Kosovën.

 

Sipas saj, hapja e tregjeve të Shqipërisë për produktet serbe shkon kundër vendimarrjes politike të Kosovës për taksën 100 përqind dhe kjo sipas Xharrës është një gabim i madh.

 

"Unë mendoj se nuk duhet të futet në këtë lojë që fatkeqësisht është duke i prirë dhe kryeministri i Shqipërisë. Kjo favorizon me të madhe Serbinë. Duhet marrë parasysh se çdo ecje e shpejtë e integrimit të Serbisë do të lërë prapa Kosovën. Edhe hapja e tregut që u bëhet produkteve të Serbisë në Shqipëri është një gabim shumë i madh sepse po devalvon edhe taksën që i dha Kosova. Kjo është taksë politike. Ne e dimë që ky është një presion që po i bëhet Serbisë edhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Nuk është dashur që të futet në lojën e Vuçiçit kryeministri Rama. Ne e dimë që kjo marrëveshje është një mesazh pakënaqësie që Shqipëria dhe Maqedonia po provojnë t'i dërgojnë BE-së për hapjen e negociatave me BE-në. Në këtë marrëveshje përfiton më së pakti Kosova", u shpreh gazetarja..

Modifikuar më Tuesday, 07 Janar 2020 19:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...