S’ka zgjedhje nëse Kurti dështon/ Gjykata qartëson çfarë ka në dorë Presidenti

Tuesday, 21 Janar 2020 19:40

Në rast se dështon Albin Kurti si mandatar i pare, presidenti Hashim Thaçi, ka diskrecion të plotë që mandatarin për formimin e Qeverisë së Kosovës, herën e dytë t’ia japë kujtdo që ai vlerëson se mund ta ketë votën e shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese më 1 korrik 2014, kjo çështje është qartësuar dhe vendi assesi nuk shkon në zgjedhje nëse mandatari i parë dështon të krijojë Qeverinë e re.

Në rast se kandidati i propozuar për kryeministër nuk merr votat e nevojshme, sipas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Republikës, në diskrecionin e tij/saj, në bazë të nenit 95, paragrafi 4, të Kushtetutës, emëron kandidatin tjetër për kryeministër, pas konsultimit me partitë ose me koalicionet (e regjistruara në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme) që kanë plotësuar kriteret e lartpërmendura. Pra, me parti ose me koalicion që është regjistruar si subjekt zgjedhor në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, që e ka emrin në fletëvotim të zgjedhjeve, që ka marrë pjesë në zgjedhje dhe ka kaluar pragun.

 
 

Megjithatë, në pikën (e) të këtij vendimi thuhet shumë qartë që Presidenti mund të vendosë t’ia japë mundësinë, kujtdo dhe theksin aty e vendos tek partitë e tjera, ndërkaq në rol dytësor e përmend edhe që Presidenti mund të vendosë që t’ia japë mundësinë sërish partisë ose koalicionit të parë.

 

“pika e. Nuk përjashtohet që Presidenti i Republikës të vendosë t’i jap partisë ose koalicionit të parë, sipas nenit 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, mundësinë të propozojë kandidatin tjetër për Kryeministër”, thuhet në këtë pikë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Por, vetë artikulimi “nuk përjashtohet që Presidenti i Republikës të vendosë t’i jap partisë ose koalicionit të parë” është bërë me gjuhë përjashtuese, duke e trajtuar këtë vetëm si një opsion të mundshëm.

Analistë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje po e interpretojnë si precedent shkresën e Presidentit Thaçi drejtuar Kryetarit të PDK-së, KadriVeseli, i cili ishte kryetar i PAN-it në qeverisjen e fundit, pas dorëheqjes së kryeministrit RamushHaradinaj, por ajo shkresë nuk ka të bëjë fare me realitetin e tashëm.

Në rastin e dorëheqjes së Haradinajt, pas pranimit të ftesës së Gjykatës Speciale,Qeveria nuk ishte shpërbërë dhe koalicioni PAN as nuk ishin ndarë dhe as nuk e kishin humbur shumicën në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa, në rastin e dështimit të krijimit të Qeverisë nga mandatari i parë, ky dështim atij i vjen pikërisht për shkak të mospasjes së shumicës në Kuvendin e Kosovës.

Për më tepër, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese teksa i referohet diskrecionit të Presidentit për caktimin e mandatarit në herën e dytë, thuhet se është përgjegjësi e Presidentit të ruaj stabilitetin e vendit dhe të gjej kritere mbizotëruese për formimin e Qeverise se re, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet.

Pra, vendoset theksi pikërisht te shmangia e zgjedhjeve dhe kjo duhet ta determinojë edhe vendimin e presidentit për mandatarin e dytë. 

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...