Dyshohet se vrau dy prindërit në Prizren, kush është 35-vjeçari “fantazmë”

Premte, 24 Janar 2020 08:49

Durim e Suada Hadri u gjetën të vdekur pasi ishin goditur secili me nga një plumb të armës, në shtëpinë e tyre në Prizren. Çifti që jetonin në Suedi nuk dihet ende se si u vranë, por policia po e kërkon të birin e tyre, i cili iku nga Kosova po në ditën që ndodhi krimi, e ende nuk është bërë ‘i gjallë’

Në vendin e ngjarjes u gjenden vetëm dy viktima, një armë dhe disa gëzhoja plumbash. Pjesëtarët e familjes Hadri, dyshohet se u vranë dy ditë më parë.

Policia e familjarët ende nuk e dijnë se kush shtiu në drejtim të çiftit, por se tashmë kanë një person që po e kërkojnë, djalin e tyre që po ashtu jeton në Suedi.

I biri i dy viktimave, Adriatik Hadri 35 vjeç, u largua nga Kosova për në Maqedoni e më pas në Greqi më 20 janar, në ditën kur besohet se ndodhi krimi. Që prej asaj dite, familjarët nuk po mund të bien në kontakt me të.

Në fakt, personi në fjalë është ‘fantazmë’ edhe në rrjetet sociale, të cilat sot përdoren shumë. Në një faqe suedeze, merifo.se ku ka të dhëna rreth banorëve që dalin prej departamenteve të Qeverisë, është edhe emri i Hadrit, ndonëse aty nuk tregohen shumë detaje rreth tij.

Adriatik Hadri ka lindur më 23 janar të 1984 dhe jeton në Stokholm. Ai ka banuar me qira në një lagje të quajtur Vastermalm.

Mirëpo, në këtë faqe nuk ka fotografi të tij, të dhëna rreth punës që bën, familjes e detaje të tjera.

Ndërkaq, as në rrjetet sociale nëpër internet, ai nuk ka as edhe një llogari private ndërsa as familjarët nuk kanë ndonjë fotografi të publikuar me të.

Kujtojmë që Prokuroria ka bërë të ditur se është duke i hetuar të gjitha rrethanat të cilat ndërlidhen me rastin dhe që mund të zbardhin ngjarjen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...