Dorëheqja...!

Premte, 07 February 2020 16:27

Nga Skënder MULLIQI

Deri sa politika të kuptohet si profesion që sjellë profite dhe benificione, dorëheqje zor që do të shohim. Po të kishim më shumë vetëdije, përgjegjësi dhe moral politik, kjo nuk do të vinte në shprehje.Pozitat e larta politike po kuptohen si jetë apo vdekje?! Nuk po mendohet në Kosovë që më dorëheqje i ndihmohet shtetit , partisë dhe vetit.Edhe pse jemi në demokraci , këta po mbahën fortë për centralizmin e qeliktë.Kjo është sikur anija të mbytet, bashkë më udhetarët, e timonierët lehtë të dalin në breg.Krim, korrupcion, hajni , padrejtësi në punësime largime masovike nga vendi, varfëri... e askush deri më sot nuk dha dorëheqje, dhe as përgjegjësi politike , që do të ishte shumë e mirësëardhur, e në të mirën e përgjithshme. Dhe, të cili përfundim vjen njeriu i thjeshtë?

Të përfundimi së po shalohen nga ata që i votuan. I mashtruan ata që i blen diplomat si në pazar. E as nuk i bren ndërgjegja.Edhe mediet në drejtimin e korrektësisë shumë kan dështuar.Kan dështuar nga kontrolla pushtetare e cila ka filtruar gjithqka që ata e konsiderojnë kunder tyre.Populli po tërhiqët në gjumin letargjik.Ne apati.Po bëhët gjithnjë e më tepër edhe frikacak?! Ne demokracinë bashkëkohore skandalet dhe gabimet se paku janë të dënueshme ,me largime nga postet dhe privilegjet politike. Dihet së në shtet me demokraci të zhvilluar edhe për gjëra shumë të "vogla', vjen në shprehje dorëheqja. Populli e ka të drejtën të di edhe për imtesitë më të vogla.Të informohet drejtë për qdo gjë. Ne Kosovë, politika po vepron sikur populli mos të ekzistonte fare! Opinioni i gjerë publik, do të duhej ta di të vërtetën. Dhe, kjo e vërtetë nese ka elementet që dikush ka bërë keqpërdorime , të përcillët më dorëheqje, po edhe më dënime tjera ligjore, mvarisht për gabimin e bërë.Ka ardhur koha që të veprohet dhe punohet seriozisht në këtë vend, që po përjeton një gjendje gadi kaotike.

Kjo Qeveri e ka rastin historik, që të gjitha rrjedhat shoqërore -politike ti kanalizon për së mbari...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...