”Kurti duhet të dijë limitet”, Haradinaj: Nuk ka logjikë të heqë taksën nëse nuk është peng

E Enjte, 13 February 2020 21:21

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza ndaj Albin Kurtit në përpjekjet për ta larguar taksën.


Haradinaj i ftuar në një emision në një media kosovare ka thënë se largimi i taksës do ta kthente Kosovën në një pikë ku e kishte dërguar Presidenti Thaçi.
“Zoti Kurti do të mbahet përgjegjës që po e kthen Kosovën në një proces që e ka kaluar Kosova e për të cilin e kishte akuzuar zotin Thaçi”.- tha ish- kryeministri.
Ai ka thënë se taksa ka pasur peshë sa rrëzimi i qeverisë ndërsa Kurti po e jep atë pa asnjë kundërpeshë.

 

I pari i AAK-së ka thënë Kurti ka ndryshuar shumë dhe së fundmi shihet edhe respekti që flet për Listën Serbe.
“Ata [Lista Serbe] janë po të njëjtit siç kanë qenë edhe kur ishin në qeveri bashkë me ne”. I pyetur nëse Kurti po ndjehet i frikësuar nga deklaratat e tij, Haradinaj është përgjigjur.

“Kurti nuk ka nevojë të frikësohet pasi edhe ai edhe unë jemi të zgjedhur të popullit, por ai duhet t’i dijë limitet ç’ka lejohet e ç’ka jo pasi”. Haradinaj thotë se pavarësisht se Kurti ka premtuar reciprocitetin ma mirë për atë dhe vendin është ta thyej atë premtim.

“Ai ka premtuar edhe njohjen nga Serbia e shumë gjëra tjera por më mirë është të thyej premtimin për taksën”.- tha Haradinaj.

Ish-kryeministri thotë se Kurti ka ndonjë zor të madh që po e largon taksën.

“Largimi i taksës është kërkesë e Serbisë. Nuk ka logjikë që ai ta largojë nëse nuk është peng i diçkaje që ne nuk e dimë. Ai duhet ta tregojë problemin para popullit. Kurti është i njëjti njeri që ka rrëzuar kamionë. Ai ka ndonjë zor të madh që po merr këtë veprim”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...