A po realizohen Gjashtë Pikat e Ban Kimunit?

Saturday, 15 February 2020 18:04

Nga Skënder MULLIQI

Dy marrveshjet e arritura Kosove-Serbi, njëra për linjën ajrore Prishtinë -Beograd dhe marrveshja tjetër , e ndërmjetësuar nga Grenel, ndodhen rrufeshëm, dhe pa ndonjë sqarim apo njoftim të opinionit të gjerë publik, duke bërë që procesi më shumë të jetë i mbyllur, si shumë herë deri më sot.Duket së janë duke ardhë në shprehje, Gjashtë Pikat famoze të Ban Kimunit, të cilët e relativizojnë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.Me gjashtë pikëshin "Zajednica" ka kompetenca ekzekutive që ja mundëson minoritetit serbe në veri, ngadalë formimin e një Republika Serpska në Kosovë.Flitet së për dy marrveshjet e reja ka një pelqim nga pala shqiptare, por që nuk janë bërë të ditura për opinion .Kjo praktikë e firmosjës së marrveshjeve jo sa duhet transparente, janë duke na kushtuar .Krerët e Qeverisë së re, nuk ishte dashur të vazhdojnë bisedimet më Serbinë më praktika të vjetra , të cilat Serbinë e kan ofruar nga BE-ja, kurse Kosovën e kan lënë duarthatë. Edhe ashtu shumë marrveshje të mira apo të keqija nuk i ka përfillë pala serbe, së gjithnjë udhëheqësit e këtij shteti kan potencuar së bisedimet duhet të orjentohen drejpërdrejët rreth statusit politik të Kosovës. Dhe, kjo është e logjikshme për serbët, kur dihet së në Kushtetutën e këtij shteti , Kosova ende figuron si pjesë e saj.Shqiptarët nuk e kontestojnë miqësinë më Amerikën, por ngjarjt e kohës së fundit flasin së presidenti Tramp, është duke përgatitur ose ka një plan të gatshem ngjashem më planin ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, siq ka qarkulluar diqka e tillë, e mund të këtë edhe spekulime, që do të ishte shumë i dëmshem për vendin tonë.Kosova u pranua ndërkombëtarisht si shtet, nga mbi 100 shtete të botës, këtë e sqarojë mirë edhe GJND-ja , e cila e konfirmoi së pavarësia nuk bie ndesh më ligjët ndërkombëtare. Nuk është e pranueshme që Serbia e pa reformuar të faktorizohët aq shumë , kur dihet së është shkaktar i luftës dhe i gjenocidit më rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë.Po kërkohet sërish nga pala shqiptare që bisedimet të vazhdojnë pa kushte, kurse në anën tjetër po i plotësohet dëshira palës serbe ,duke mos kërkuar nga ajo,që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Deri sa Serbia nuk e pranon pavarësinë, dhe nuk bënë një kërkim falje për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë, nuk ka asnjë kuptim të vazhdohen bisedimet .Çdo marrëveshje që nuk përfshin njohjën e Kosovës si rezultat i këtij dialogu, paraqet rrezik ekzistencial për Kosovën. Kjo ndodhë për shkak të orientimit fondamental të politikës së jashtme të Serbisë, që në thelb organizohet rreth mohimit dhe refuzimit aktiv të shtetësisë së Kosovës. Dialogu mes Kosovës si i tillë po ndikon në politikën globale , ku filluan edhe qnjohjet ndërkombëtare ,siq ndodhën 15 të tilla. Edhe anëtarësimi në mekanizma ndërkombëtarë,pikërisht duke u bazuar në proceset e deritashme Serbia, po tenton dhe ka arritur edhe t’i bllokojë.Si është mundur që të këmi kaq gjatë dialogë më Serbine edhe ate pa asnjë kusht, e mos të kemi as liberalizim të vizave, e jo gjera të tjera të interesit shtetëror për Kosovën?!Politikat tona dihet së çfarë ishin, shumë të dobëta, për mos thënë katastrofale, sidomos në planin e jashtëm. Elita politike nga fillimi i këtij dialogu vazhdimisht theksonte se Kosova po përfiton nga ky dialog. Ndërsa me anën tjetër për qytetarët procesi i integrimeve evropiane mbeti një ëndërr e largët .Paqartësitë lidhur me agjendën, kohështrirjen, formatin dhe mungesa e vazhdueshme e transparencës kanë bërë që qytetarët të zhgënjehen nga ky proces, duke e parë veten totalisht të shpërfillur nga dialogu. Kohëzgjatja e kësaj qeverie shumë do të matet më gjindshmerinë e saj në vazhdimin e dialogut më Serbinë. Sa do ti këtë mundësitë ti mbrojë interesat e Kosovës, kjo mbetet të shihet... ?!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...