Takimi informal në Bruksel, Zëri i Amerikës: Kosova mes ritmit energjik amerikan dhe përçapjeve të BE-së

Diel, 16 February 2020 19:06

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pritet të mbajë sonte një takim joformal me përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Takimi mbahet në prag të Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve të së hënës të organizuar nga Bashkimi Evropian për të mbështetur Shqipërinë në përballjen me pasojat e tërmetit të nëntori të vitit të kaluar.


Në takimin e së dielës do të marrin pjesë edhe udhëheqësit e Komisionit Evropian është i pari për presidentin Michels që kur mori detyrën.

Gjashtë vendeve e Ballkanit Perëndimor, aspirojnë integrimet evropiane, por tash për tash ndodhen në faza të ndryshme të këtij procesi, ndërsa kusht i padiskutueshëm është zgjidhja e problemeve dypalëshe. Më i mprehti mes këtyre problemeve është ai i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një proces bisedimesh i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian i filluar që në vitin 2011 bëri që palët të nënshkruajnë një gamë të gjerë marrëveshjesh, por pa siguruar një normalizim mes tyre. Këto bisedime janë pezulluar që nga vjeshta e vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Fillimi i këtij viti shënoi një periudhë të re përpjekjesh më të përqendruara amerikane për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Duke u ndjerë i lënë anash, Bashkimi Evropian po përpiqet të sigurohet se do të luajë rolin e tij në proces dhe në këtë kuadër ka paralajmëruar edhe mundësinë e emërimit të një përfaqësuesi të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi sipas modelit amerikan.

I dërguari i Posaçëm i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, në më pak se një muaj siguroi nënshkrimin e dy marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rivendosjen e linjës ajrore, linjës hekurudhore dhe autostradave ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja e dytë u nënshkrua në Munih në praninë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilët e vlerësuan atë si një hap të rëndësishëm për paqen në rajon.

Në Serbi, përfaqësues të opozitës thanë se me këtë nënshkrim presidenti Vuçiç, dëshmoi se është i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës.

Pak kohë pas marrëveshjes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nënshkruesit e saj nuk ishin të autorizuar nga qeveria e tij që nuk ishte pjesë e negociatave , por nënvizoi se lidhjet, autostradat e hekurudhat, janë të nevojshme.

Përfaqësues të opozitës mirëpritën marrëveshjet, ndërsa kritikuan qasjen e kryeministrit Kurti. Ish kryeministri Ramush Haradinaj tha se deklarata e kryeministrit “dëshpëron edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë shenja se Kosova nuk është unike ndaj përkrahjes së tyre”.

 

Partia Demokratike e Kosovës, kritikoi të dielën edhe paraqitjen e kryeministrit Kurti në Munih ku ai mori pjesë në një debat ku ishte i pranishëm edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Në debat kryeministri Kurti përveç tjerash kritikoi qasjen e deritashme të palëve ndaj bisedimeve si dhe nismën për atë që është quajtur mini Shëngeni Ballkanik. Ai tha se Bashkimi Evropian do të duhej të organizonte një “Mini Marshall Plan” për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, sipas modelit të fondit amerikan të pas Luftës së Dytë Botërore për të ndihmuar rimëkëmbjen e shteteve të Evropës.

“Të kërkosh ta trajtosh Serbinë në përkrahje, njëjtë si vendin tënd, është si të pranosh ta bësh agresorin – Serbinë të barabartë me viktimën – Kosovën”, shkroi të dielën në një reagim Partia Demokratike e Kosovës.

 
Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës e cila të hënën shënon përvjetorin e dymbëdhjetë të shtetësisë së saj të shpallur me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.
 
/VOA
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...